fbpx

Siçili: Mbyten 672 emigrantë

Një tjetër tragjedi e emigrantëve në ngushticën e Sicilisë ka ndodhur ditën e sotme, kur një anije me 700 persona është përmbytur 60 km në veri të Libisë.

Një anije mallrash arriti të shpëtonte vetëm 28 prej emigrantëve, ndërkohë që nuk dihet fati i 672 emigrantëve të tjerë. Deri më tani nga deti janë nxjerrë 21 trupa të pajetë.

Sipas agjencisë ANSA, një anije peshkimi kishte nisur dje një thirrje për ndihmë ndaj rojeve bregdetare, ku më pas ishte saktësuar se një anije me rreth 700 emigrantë në bord, kishte vështirësi në navigacion.

Sipas tregtarëve, që bënë të mundur shpëtimin e 28 personave, të gjithë emigrantët ishin vendosur në një anë të anijes, duke bërë që rrokullisej. Në zonën ku ndodhi ngjarja janë angazhuar edhe helikopterë, në kërkimin e ndonjë të mbijetuarit e tjerë.

error: Content is protected !!