Ballina / RAJONI / Siç e kërkon ligji dhe tradita në BE

Siç e kërkon ligji dhe tradita në BE

Kompanitë me mbi 100 punonjës do ndërtojnë çerdhe e kopshte

Kompanitë e mëdha me mbi 100 punonjës do të duhet të ngrenë pranë ndërmarrjes çerdhe dhe kopshte”. Kërkesa është bërë nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili e konsideroi këtë një masë për të ulur fluksin e fëmijëve në institucionet publike.

Deklaratat e kryebashkiakut u bënë gjatë inspektimit të punimeve për shtimin e kapacitetit nga 150 në 250 fëmijë, në çerdhen “Pranverat” në Njësinë Bashkiake nr. 10, shkruajne mediat shqiptare.

Me ndërtimin e ambienteve të reja në çerdhe ulet numri i fëmijëve në një grup si dhe krijohen 4 grupe të reja.

“Këtë vit do të sjellim një risi: Siç e kërkon ligji dhe siç është tradita në të gjitha vendet e BE-së, kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish, mbi 100 punonjës, si kompanitë e telekomunikacionit, bankave, të fillojnë të instalojnë në mjediset e tyre çerdhe dhe kopshte. Është një mënyrë për t’u siguruar që prindi që punon e ka shumë të afërt vendin ku po rritet fëmija i tij, por edhe për t’i hequr një ngarkesë qytetit”, tha Veliaj.

Nëpërmjet këtij investimi është parashikuar shtesë ambientesh që do të përdoren për krijimin e njё salle atelie për pikturat, e cila do të përdoret për ekspozitat e punimeve të fëmijëve tё grupit tё tretё, si dhe një kënd për teatrin e fëmijëve.

Provo po ashtu

Sorosi dhe Shqipëria: A po e mbështet të majtën miliarderi?

Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.