Ballina / KOSOVA / Si u përgjigj Mogherini në pyetjen për Kosovën e Serbinë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Si u përgjigj Mogherini në pyetjen për Kosovën e Serbinë

Pas lansimit të strategjisë për zgjerimin e BE-së me 6 vendet e Ballkanit perëndimor nga Komisioni Evropian në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Pyetja e parë ishte se a do të kërkohet nga Serbia ta njohë Kosovën, sepse si iu drejtua gazetari Mogherinit “ajo në strategji po fliste për 6 partnerë, pra për gjashtë shtete të Ballkanit”.

Kurse pyetja e dytë ishte se si do të bindë Komisioni Evropian 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën shtet që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Dialogu i ardhshëm mes Kosovës e Serbisë është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën e për Serbinë, por edhe për rajonin. Eshtë i rëndësishëm për perspektivën e tyre evropiane. Ata e dijnë këtë”, është përgjigjur shefja e diplomacisë evropiane federica Mogherini.

“Unë jam e inkurajuar me faktin se dy presidentët kanë nisur një fazë të re para disa muajsh. I inkurajoj të vazhdojnë fazën e re për normalizimin e marrëdhënjeve mes tyre, dhe unë besoj personalisht besoj se kjo do të bëhet me sukses nëse demonstrohet guxim e lidership politik. Pra lidership nga të dy palët dhe me ndihmën tonë. Besoj se kjo do të arrihet para përfundimit të mandatit tonë”, ka thënë mes tjerash Mogherini, duke aluduar se Kosova e Serbia do të normalizojnë raportet me ndihmën e BE-së dhe se më pas problemet e ndryshme mbase as nuk do të ekzistojnë. /infoGLOBI.

LEXO EDHE:

6 partnerët të zgjidhin mosmarrëveshjet e të përmbushin kriteret

Strategjia

@InfoGLOBI

Provo po ashtu

flamuj-shba-kosove

Kostelancik: Marrëveshja Kosovë – Serbi -prioritet strategjik i Amerikës

David Kostelancik, zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.