Si u krijua sovraniteti shtetëror ?

Sovraniteti i shtetit daton shumë heret që nga viti 1517 kur Martin Lutern shkroi 95 tezat e tij në Wittenberg, pastaj në vitin 1555 Paqja e Augsburgeve, Paqja në mes të Ferdit dhe Ligës Shmall Kall dhe në vitin 1648 Paqja e Vestfalisë, marrëveshje formale që u nënshkrua për përfundimin e luftës 30 vjeqare, njëkohësisht ky është gurthemeli i konceptit të sovranitetit shtetëror. Sovraniteti për herë të parë, si term u formulua nga Zhan Bodin (Boudin 1530-1596), teoricien politik dhe këshilltar juridik i monarkisë franceze.

Shkruan: Dr.sc.Petrit Nimani

Me fjalën sovranitet ai nënkuptonte autoritetin më të lartë (suprem) të qeverisjes së popullsisë dhe të ushtrimit të pushtetit sovran ( të padiskutueshëm) si bazë themelore të çdo shteti. Një kuptim i tillë është në thelb të atij togfjalëshi që u quajt sovranitet i brendëshëm. Në shek. XVIII, me Revolucionin Francez u pranua nocioni i sovranitetit të kombit. Nocioni evolvoi deri në kuptimin më modern të tij të bazuar në ligje dhe fakte reale, dhe njihet si sovraniteti ligjor. Më vonë, nocioni i sovranitetit të brendshëm u plotësua edhe me sovranitetin e jashtëm. Koncepti i shtetit është që t’i mbroj qytetarët dhe t’u ofroj siguri nga agresionet e jashtëme dhe të siguroj që aktivitetet ekonomike të vazhdojnë. Ky është koncept i Minimalistëve. Koncepti me i gjerë thotë se shteti duhet të siguroj të mira për qytetarët siç janë: të drejtat e njeriut, edukimi dhe shëndetesia. Sovraniteti është njëri ndër elementet më të kontestuara të shtetit sepse që nga themelimi deri në ditët e sotme vazhdimisht ka qenë i atakuar nga veprimet e ndryshme të shteteve tjera dhe Organizatave Ndërkombëtare.

Pra sovraniteti është i domosdoshëm për funksionimin e një shteti dhe vetëm sovraniteti e bënë një shtet të pavarur në aspektin e brendëshëm dhe të jashtëm për veprimet e tij. Në fillim në sistemet e vjetra karakterizoheshin me kompetenca të shumëta ku autoriteti ishte i përqendruar mbi perandorët dhe prifterinjët, fuqia e kohës kishte dominim në shoqëri dhe në politike, më vonë u zbehen dhe fuqia kaloi mbi politikën. Dalja në sken e sistemit shtetëror ndodhi nga dy faktorë kryesor: kapitali dhe forca.

Rritja ekonomike kishte nevojë për një burokraci qendrore që do te duhej t’i mblidhete taksat dhe kjo krijoj nevojën për krijimin e një force mbrojtëse siç është ushtria që mund të fuste në fuqi ligjet. Nga Paqja e Vestfalisë si gurëthemel i sovranitetit shtetëror dolën dy lloje të sovranitetit: Sovraniteti i jashtëm dhe sovraniteti i brendshëm, kështu i përshkruan Hdeley Bull. Sovraniteti i brendshëm është kapaciteti i autoriteteve shtetërore për të qeverisur brenda kufive të tij. Sovraniteti i jashtëm vjen nga njohjet apo nga mirëkuptimet nga shtetet tjera për të drejtën e pavarësisë dhe jo interferencës së një shteti tjeter. Sovraniteti i jashtëm shërbente për përcaktimin e vendit të komb-shtetit, e mardhëniet me shtetet tjera, e pozicionit në arenën botërore dhe mbi të gjitha në ç’masë njihet dhe pranohet nga shtetet tjera dhe organizmat me karakter ndërkombëtar. Ky tip i sovranitetit njihet edhe si sovranitet kombëtar.

Megjithëatë Paqja e Vestfalisë sot nuk mund të shikohet si një dokument që garanton dhe siguron sovranitetin e jashtëm shtetëror sepse njohja e sovranitetit të jashtëm nga shtetet tjera atëherë do të nënkuptohej që nuk duhet të ketë ndërhyrje legjitime në aktivitetet e një shteti tjetër. Por është fakt që nga viti 1648 deri në vitin 1815 numri i shteteve u zvogëlua, pasi që shtetet e mëdha i absorbonin shtetet e vogëla. Shekulli i XVIII dhe veçanërisht shekulli i XIX u karakterizuan me daljen e shteteve nacionale duke zbatuar principe cuius regio, eius relegio principle (regjioni i kujt, feja e tij), që nënkupton respektimin e teritorit të një populli, këto principe datojnë që nga Ausburgët në vitin 1555. Në fakt shtetet më të fuqishme europiane e injoruan në masë të madhe nocionin e vetëvendosjes dhe sovranitetit e pacenushmërise teritoriale, veçanërisht në kërkesat e tyre koloniale përmes okupimeve të egra e që nuk i’u referuan okupimit përmes Cedimit apo Terra Nullis. Në fund të shek. XVIII një numër i faktorëve ndikoi që nacionalizmi të bëhet një forcë në marrdhëniet ndërkombëtare si p.sh., ilimunizmi, zhvillimi i shtypit në shek.XVIII, Revolucioni Francez 1789 që ishte një kërkesë për të drejtën e popullit për të zgjedhur qeverinë e tyre dhe refuzimin e perandorive si njësi politike. Revolucioni Francez ishte një katalizator që mohonte iden e monarkut si një bartës kryesor i sovranitetit dhe favorizonin sovranitetin popullor. Nga ajo kohë shteti shihej si sherbëtor i popullit.

Ky ishte edhe një zhvillim tjetër apo një shfaqje e re e shteteve nacionaliste ku sovraniteti u bë qëllim kryesor i kombeve. Idea e Vetëvendosjes filloi të artikulohej nga Lufta e Parë Botërore të cilën e përkrahi edhe presidenti amerikan Wudrow Wilson. Wilson në vitin 1933 në Konferencën e Shtatë Internacionale të shteteve amerikane në Montevideo, SHBA-të u pajtuan që të mos ndërhyjë në punët e brendëshme të shteteve Latino-Amerikane. Konventa e Montevideos solli edhe një grup kriteresh për shtetësin të cilat u bënë standarde univerzale. Neni 1 i konventës së Montevideos e vitit 1933 thotë që shtetet si persona të së drejtës ndërkombëtare duhet të kenë këto elemente: a) popullësin e përherëshme, b) teritorin e definuar, c) qeverin, d) kapacitete për të hyrë në mardhënie me shtetet tjera. Këto elemente merren si bazë edhe në ditët e sotme për të njohur një shtet të ri, si shtet të pavarur dhe sovran. Sipas të drejtës ndërkombëtare elementi kryesor i shtetit është sovraniteti, vërtet çdo shtet në gjendje normale duhet patjetër të ketë sovranitetin e plotë shtetërore që mund të jetë si palë në marrdhëniet ndërkombëtare. Në të kaluarën jo të gjitha shtetet kishin sovranitet të plotë shtetëror në këtë grup të shteteve hynë: shtetet që kanë qenë nën suzeremin ose nën protektorat të ndonjë shteti tjetër, gjithashtu edhe shtete që bjënë pjesë në federat nuk kanë sovranitet të plotë shtetëror.

Nga pikëpamja e shkallës së sovranitetit të tyre shpesh shtetet janë ndarë në shtete sovrane dhe gjysmësovrane, mirëpo ka autorë që e hedhin poshtë këtë ndarje të sovranitetit dhe thonë se shteti ose është sovran ose nuk është sovran. Disa autorë e quajnë sovranitetin si një të keqe që është burim i të gjitha të kqijave në arenën ndërkombëtare, si ,,armiku i egër në paqen ndërkombëtare”, si ,,armiku i egër i paqes në kohën tonë”. Sovraniteti shtetëror tashmë është një çështje e debatueshme në komunitetin ndërkombëtar. Dihet rëndësia e sovranitetit shtetëror në krijimin e kushteve brenda një vendi, sipas gjykimit të qeverisë së atij vendi. Mirëpo, konfliktet e brendshme shkaktojnë po aq plagë dhe shkatërrime sa edhe konfliktet midis shteteve. Mund të thuhet se luftërat civile sjellin më shumë vuajtje se luftërat ndërkombëtare, për shkak të urrejtjes dhe egërsisë së tyre. Kjo ndodh sepse në një luftë civile kundërshtarët e njohin mirë njërit-jetrin. Pikëpamjen më të skajshme për sovranitetin e ka shprehur autori amerikan M. Adler me këto fjalë ,,shkaku i vetëm i luftrave është anarkia. Anarkia lind kudo që njerëzit apo kombet përpiqen të jetojnë së bashku, pa hequr dorë nga sovraniteti. Sovraniteti i kombit dhe anarkia janë dy gjëra të pandara, çmimi që paguhet për sovranitet është lufta. Sovraniteti shtetëror daton qysh në kohëra të herëshme, mirëpo gjatë gjithë kohës sovraniteti pësoi ndryshime duke kalu nëpër faza të ndryshme, si: Paqja e Augsburgëve, Revolucioni Borgjez Francez, Paqja e Vestfalisë dhe pikërisht kjo paqe vendos themelet e sovranitetit të shtetit modern.

Në këtë drejtim ka kontribu gjithashtu edhe Konventa e Montevideo-s duke percaktu çartë elementet e shtetit, të cilat elemente edhe sot janë bazë për njohjen e një shteti të pavarur. Sovraniteti është elementi kryesor i shtetit, një shtet në kushte normale duhet ta ushtron sovranitetin mbi teritorin e vet pa asnjë ndërhyrje nga jashtë. Kohën e fundit kem pa qartë se po ripërcaktohet sovraniteti i shtetit nga faktor të ndryshëm si psh: të drejtat e njeriut, globalizmi, zhvillimi ekonomik etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.