Si t’i mbuloni puçrat dhe pikat e zeza ?

Ndodh gjithmonë që para një takimi të rëndësishëm të dalin puçra apo pika të zeza kur në fakt duhet të shkëlqeni. Stresi dhe tensioni emocional, në fakt, krijojnë terren për shfaqjen e tyre, ashtu si dhe ushqimi jo i duhur, mungesa e gjumit dhe ndryshimet hormonale.

Por çfarë të bëni kur vijnë këta ‘miqtë të padëshiruar’?

 

Antibakteret natyralë

Në natyrë, ka lëndë antibakteriale në gjendje të shërojnë një puçër në mënyrë të shëndetshme, duke e dezinfektuar dhe duke parandaluar infeksionet. Kryesori është vaji i pemës së çajit, që ndryshe njihet si melaleuca. Ka mjaft veti antibakteriale dhe antivirale.

Nëse lyeni puçrën e dizinfekton dhe e than menjëherë. Rezultati i menjëhershëm është një zvogëlim i përmasave të saj, më pak i acaruar dhe më pak i dukshëm. Megjithatë vetëm vaji i pemës së çajit nuk duhet përdorur safi në lëkurë por gjithmonë e përzier me vaj vegjetal, apo çdo lloj vaji tjetër.

Por për të trajtuar këto puçra mund të bëni një përjashtim dhe të vendosni vetëm një pikë me ndihmën e një pambuku. Bëni kujdes të mos prekni sytë, pasi i irriton dhe shkakton djegie.

 

Pastrimi perfekt

Puçrat dhe pikat e zeza nuk duhen shtrydhur asnjëherë me duar apo të keqtrajtohen me produkte jo të përshtatshme. Pastrimi është detyrë: spastrim i butë, ujë termik për të qetësuar acarimin e më pas vaj esencial që e vendosni me pambuk, pa e përhapur.

Ndërsa përsa i përket pikave të zeza, si fillim bëni një banjë avulli të pasur me përbërës natyral pastrues si soda, rozmarina. Më pas aplikoni një xhel natyral me bazë kalendule në vendet ku duhet.

Ndërsa përsa i përket make up, është e këshillueshme të mbuloni puçrën e skuqur me një korrektor në formë lapsi, që nuk ka vaj në përbërje. Edhe në këtë rast mos eksperimentoni apo të tentoni të përdorni shumë produkte, pasi do të theksoni më shumë problemet e lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.