Ballina / Tech këshilla / Si të shkarkoni video nga Facebook

Si të shkarkoni video nga Facebook

Tashmë të gjithë ne kur futemi në internet, faqja e parë që i japim një shikim është Facebook, edhe pse ndoshta duam të bëjmë diçka tjetër nuk mundemi të rrimë pa i hedhur një sy.

Madje shpesh herë harrojmë për çfarë kemi ndezur kompjuterin, duke parë linqet e shokëve apo të faqeve që ne kemi pëlqyer dhe shumë herë shofim video aq të bukura sa që duam ti ruajmë ato.

Ka disa mënyra të ndryshme për të shkarkuar video nga Facebook. Më e thjeshta është  ajo që nuk keni nevojë të shkarkoni ndonje aplikacion të posatçëm, këtë mund t’a bëni përmes shfletuesit që ju jeni duke e përdorur.

Si funksionon kjo mënyrë?

Kur të keni gjetur videon që dëshironi t’a shkarkoni, duhet të shkoni tek faqja që ka publikuar atë video, faqen mund ta shifni direkt nën video ku emri i saj është i theksuar me ngjyrë blu.

Klikoni në video! Sipër ka një adresë siç e ka çdo video apo foto tjetër, si psh. www.facebook.com/video-12345 .

Shëndrrojeni atë adresë në m.facebook.com/video-12345 pra duke hequr ‘www dhe duke shtuar shkronjën ‘m‘.

Në këtë mënyrë faqja e Facebook shëndrrohet si në aplikacionin e telefonit.

Niseni videon dhe klikoni me të djathtën e miut, pastaj klikoni në “Save video as” dhe video është gati për t’u ruajtur në kompjuterin tuaj. /infoglobi/a.g/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.