Si të reagojmë kur dashurohen filloristët

Mund t’ju duket se dashuritë fëmijërore janë kaluese ose të parëndësishme, por sjellja e juaj mund të lë gjurmë të thella në jetën emocioanle të fëmijës.

Tek shumica e fëmijëve dashuritë lindin shumë më herët se në moshën adoleshente, qoft ajo dashuri e fshehtë, në shoqën e klasës apo në ndonjë yll muzike apo filmi.

Dashuria  dhe puthjet e para janë të rezervuara për kohën e adoleshentëve por shihet qartë se edhe fëmijët më të vegjël tregojnë interesim për gjininë e kundërt. Nëpër oborret e shkollave shihen djemtë e vegjel duke i ngacmuaar vajzat e vogla, duke ia ngrehur flokët, vajzat u dhurojnë puthje të pafajshme djemve, kurse të dy gjinitë të dashuruar ëndërrojnë për pop yjet nëpër pllakata që i kanë të vendosur nëpër muret e dhomës së  tyre.

Është në pyetje koha kur fëmijët janë shumë të ndjeshëm, prandaj ju si prindër duhet të reagoni mençur dhe ti kushtoni vëmendje të vecantë.

Bëhuni i kujdesshëm

Mos i anashkaloni dhe këto dashuri të para vetëm pse ju duket se fëmiu është shumë i vogël. Në adoleshencën e hershme ndjenjat bëhen më të forta por kjo nuk do të thotë që ndjenjat  e mëhershme ishin më pak të rëndësishme. Mënyra e reagimit tuaj me të kuptuar për shfaqjen e ndjenjave të para të fëmijës suaj do të formojnë mënyrën se si ai do flasë me ju në të ardhmën për lidhjet e tjera, a do t’ju tregojë çdo gjë apo do t’ju mbaj të fshehta.

Mos i zbuloni sekretet

Lërini të kënaqen me dashurinë e tyre, dhe të besoj se ajo çka ndjejn për shokun e klasës, është dashuri. Mos i zbuloni sekretet sado simpatike që ju duken dhe sado që keni nevoj ti tregoni ato.

Të gjitha në kohën e vet

Për biseda dashurie nuk është koha për shumë detaje, përveq nëse femiu nuk pyet vet se nga vijnë bebat.

Përcjellni fëmijët tuaj

Kur i vogli juaj ju thotë se është marëzisht i dashuruar, përcjellni entuziazmin e tij. Nësë sillet në mënyrë qesharake, atëherë dhe ju mund të bëni pak shaka rreth kësaj gjëjë, por në rast se ai mundohet të flasë seriozisht për këtë, atëherë dhe ju duhet ta merrni seriozisht dhe ti tregoni atij që me të vërtetë ju intereson se çfarë ju tregon ai.

Jepini atyre hapësirë

Edhe pse ju vdisni për të ditur më shumë dhe ti dini të gjitha detajetrreth ndjenjës së fëmijës suaj, pyetjet e tepërta mund të kenë kundërefekt tek fëmijët, dhe vjen deri tek tërheqja. Lërini fëmijët që t’ju ofrohet ai vetë e ju të jeni gjithmonë gatipër të , edhe nëse bëhet fjalë për një mbeshtetje më të voglën.

Pavarësisht se a është dashuri një filloristi apo adoleshence, gjëja më e rëndësishme është ta përkrahni atë.

Mos e injoroni dhe mos ia zvogëloni rëndësinë e ndjenjave, dhe fëmija i juaj do të rritet duke e ditur se tek ju gjithmonë mund të gjejë mbështetjen dhe mund t’ju drejtohet sa herë janë pyetje ndjenjat dhe emocionet, dhe kjo është shuë e rëndësishme në moshën më të vjetër, atëherë kur i duhen më shumë këshilla dhe udhëheqje./infoGLOBI/