sallatat

Si të përgatisni perimet pa iu humbur vlerat ushqyese

Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat e mëposhtme.

Në tenxhere me kapak duhet të kemi ujë të bollshëm dhe të lihen në zjarr deri në pikën e vlimit ndërsa perimet duhen prerë në copëza të vogla e të rregullta.

Hedhja e perimeve pak nga pak, në ujin që vlon – për të mos e ulur së tepërmi temperaturën e ujit që është në vlim.

Të mos bëhet mbyllja me kapak – avulli që del nga zierja merr me vete qeliza ngjyruese, të cilat duke mbetur do të “ngjyrosnin” vetë perimet.

Të hiqet me anën e një rrjete kulluese masa e perimeve të ziera dhe të kalohet drejtpërsëdrejti në një enë me ujë dhe akull për ftohje (ky veprim bllokon zierjen dhe oksidimin që i bëjnë perimet me ngjyrë të shëmtuar).

Për konsum perimet mund të rihidhen për pak sekonda në ujë që vlon ose të skuqen në tigan apo edhe duke i shtuar në gjellën që është në përgatitje për t’u servirur e nxehtë (pas kalimit nxehtë-ftohtë perimet qëndrojnë më mirë edhe për një konsum të ardhshëm).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.