Ballina / Reçeta / Si të përgatisni croquet madame

Si të përgatisni croquet madame

Ky është një version i recetës francezë të croque madame që do ju lërë shijen më të mirë këtë të dielë, sidomos nëse jeni çuar vonë për shkak të daljes së djeshme. Kështu që…vëmendje,  shkruan Revista Class.

Përbërësit:

5 lugë gjalpë

3 lugë miell

2 filxhanë qumësht

Kripë-piper

200 gr kaçkavall

12 feta buke tosti

4 lugë mustardë

Kaçkavall tosti

Bejkon

4 vezë

Përgatitja:

Për besamelin

Shkrini gjalpin në zjarr mesatar dhe më pas shtoni gradualisht miellin. Përzieni vazhdimisht për tre minuta.

Më pas shtoni qumështin duke e përzierë deri sa të fillojë të marrë valë.

Ulni zjarrin dhe lereni të vazhdojë zierjen duke e përzierë për 5 minuta.

Në vazhdim shtoni kripën, piperin dhe kaçkavallin dhe përzieni derisa të shkrijë kaçkavalli.

Largojeni nga zjarri dhe mbulojeni me një letër të sulfurizuar.

Për të përgatitur Croque Madame

Lyeni fetat e tostit me mustardë. Më pas me besamel dhe sipër tyre shtroni një fetë kaçkavall tosti dhe një bejkon.

Vendosini fetat e bukës njëra mbi tjetrën duke krijuar një sanduiç me tre shtresa.

Sipër çdo sanduiçi të krijuar vendosni përsëri besamel.

Më pas piqini ato në 180°C gradë derisa të marrin ngjyrë.

Në fund përgatisni vezë sy dhe vendosini në majë të çdo sandiuçi.

Gati! Ju bëftë mirë!

Check Also

Piqni gështenjat në shtëpi, pa tavë të veçantë

E padiskutueshme, gështenjat e pjekura, të cilat t’i ngrohin duart deri sa shëtit rrugës, është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *