kungujt e pjekur

Si të përgatisim kungujtë

Një recetë shumë e thjeshtë e përgatijtes së kungujve. Piqini ato me pak vezë, djathë dhe thërrime buke dhe do të provoni një shije të mrekullueshme.

Përbërësit

1/2 filxhan thërrime buke

1/4 filxhan djathë (i grirë)

2 vezë

3 kungulleshkë

Përgatitja

1.Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 220 gradë Celcius.

2.Lyeni një letër alumini me pak yndyrë dhe lëreni mënjanë.

3.Shtoni thërrimet e bukës dhe djathin në një enë të cekët dhe përziejini sëbashku.

4.Më pas hidhni vezët në një enë tjetër dhe i rrihni me anë të një piruni.

5.Prejini kungulleshkat në shirita rreth 1 centimetër dhe kalojini në përzierjen me vezë.

6.Më pas kalojini edhe në enën me djathë dhe thërrime buke dhe renditini në fletën metalike.

7.Vendosini në furrë të piqen për rreth 24 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.