Ballina / Reçeta / Si të përgatisim krepa

Si të përgatisim krepa

Për brumin:
• 200g miell
• 2 vezë
• 40g sheqer
• 500ml qumësht
• 1 majë thike kripë

Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre reçelra të ndryshëm për t’i servirur
Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.

2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan.

E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.

3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj. /albeu.com/

Check Also

Domate dhe vezë të skuqura

Të skuqura së bashkë, vezët dhe domatet përbëjnë një ushqim të shpejtë plot proteina dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *