Ballina / Fashion/Beauty / Si do të ngadalësohet plakja
In Fabric

Si do të ngadalësohet plakja

Flokët e zbardhuara, rrudhat dhe sëmundjet fizike, që përndryshe ndodhin në pleqëri, mund të jenë të kthyeshme, sipas mendimit të shkencëtarëve. Një ekip shkencëtarësh ka zbuluar një terapi të re për gjenet që ka një efekt të jashtëzakonshëm në rinimin e minjve.

Pas gjashtë javësh të trajtimit, minjtë dukeshin më të rinj, kishin kurriz më të drejtë dhe shëndet më të mirë kardiovaskular. Ata jetuan 30 për qind më gjatë dhe më shpejt shëroheshi nga lëndimet.

“Hulumtimi ynë ka treguar se plakja nuk duhet të jetë një rrugë me një kalim. Me modulime të kujdesshme, plakja mund të kthehet mbrapa”, tha Juan Carlos Belmonte, i cili udhëhoqi studimin në Institutin Salk në Kaliforni, raporton portal i këtj Instituti salk.edu.

Zbulimi i terapisë së re me gjene ende nuk është në dispozicion për përdorim tek njerëzit. Studimet klinike do të kryhen për dekada të tëra, por është i rëndësishme vetë zbulimi i kësaj terapie në trajtimin e plakjes dhe kushteve të ndryshme që vijnë me të.

Shkencëtarët duan që të provojnë se plakja nuk është një proces i lodhjes fizike gjatë jetës, por është rezultat i ndryshimeve gjenetike që shkaktojnë plakjen e trupit. Plakja nuk do të ndërpritet e as njerëzit nuk do të jenë të pavdekshëm, por do të jetë e mundur për të ngadalësuar orën e brendshme gjenetike për shkak të së cilës plakemi.

Check Also

Dhëmbë të bardhë për tre minuta

Dhëmbët e bardhë janë ëndrra e secilit. Ndërsa, kjo është arsyeja pse njerëzit paguajnë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *