Ballina / Fashion/Beauty / Si të mbrojmë lëkurën nga të ftohtit

Si të mbrojmë lëkurën nga të ftohtit

Gjithmonë jemi vulnerabël ndaj agjentëve të jashtëm atmosferikë  por në stinën e dimrit,  i ftohti i tepërt sjell pasoja negative sidomos kur bëhet fjalë për lëkurën.

Fytyra dhe duart janë padyshim pjesa më e riskuar nga i  ftohti dhe era, duke sjellë për pasojë  skuqje dhe tharje të lëkurës. Në rast se tregohemi neglizhentë, rezultati do të jetë ai i një lëkure të dehidratuar dhe aspak të shëndetshme, të skuqur të tharë e gati-gati të mavijosur dhe me shenja. Po për t’u njohur më konkretisht me hapat që duhen ndjekur për një lëkurë sa më vitale, dermatologia Violeta Dajçi rrëfen mënyrën sesi duhet të  kujdesemi për lëkurën tonë gjatë dimrit.

Doktoreshë, cilat janë dëmtimet që pëson lëkura me uljen e temperaturave?

Në stinën e ftohtë agjentët atmosferikë veprojnë rëndë në lëkurë sidomos në pjesët e zbuluara siç është fytyra dhe duart. Ato dëmtojnë kryesisht shtresat e sipërme të lëkurës, të cilat janë shtresat që mbajnë ujin dhe bëjnë të mundur shkëmbimin e lëndëve në lëkurë. Duke u dëmtuar këto shtresa të sipërme, lëkura bëhet e ashpër, e thatë (sepse humbet pjesën më të madhe të ujit), dëmtohet shtresa koreale dhe me humbjen e këtyre elementeve lëkura dëmtohet rëndë.

Cilat lëkura janë më të prirura për t’u dëmtuar?

Dëmtimet sigurisht ndodhin tek individët që nuk e mbrojnë lëkurën, tek moshat ekstreme (mosha e tretë dhe fëmijët, kjo për arsye se tek këta individë lëkura është më e prirur për t’u dëmtuar sepse, ose nuk është pjekur tamam sistemi i mbrojtjes së balancave hidri-lipike (tek fëmijët) ose ky funksion është prishur (tek moshat e treta). Gjithashtu, dëmtimi i lëkurës ndodh tek individët të cilët punojnë apo i duhet të rrinë për shumë gjatë jashtë në temperatura të ulëta, si dhe tek individët që kalojnë nga një ambient me temperatura të larta në një ambient me temperatura të ulëta. Pra, këto luhatje të menjëhershme lënë pasoja në lëkurë.

Lëkurat e bardha të tipit të parë, të dytë dhe të tretë janë më të riskuara nga temperaturat e ulëta. Kjo shpjegohet me faktin se lëkurat e bardha janë më të holla. Ndërsa në lëkurat me ngjyrë të errët, dëmtimet janë më të pakta për arsye se këto lloje lëkurash pra me ngjyrë, shtresën koreale e kanë më të fortë dhe për pasojë është më rezistente ndaj temperaturave të ulëta, erës, shiut etj.

Cilat janë ato patologji që spikasin në stinën e dimrit?

Në stinën e dimrit janë disa patologji të cilat përkeqësohen. Këto patologji janë dermatitet atopike, ekzemat, psoriazis etj ku në thelb qëndron lëkura e thatë. Lëkura atopike është lëkura e thatë dhe në këtë periudhë që i ftohti, era dhe ngrica e shtojnë akoma edhe më tepër këtë thatësi të lëkurës.

Lidhur me këto probleme, madje këtu në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është rritur ndjeshëm numri i pacientëve sidomos të atyre pediatrikë, gjendja e të cilëve përkeqësohet nga këta faktorë dhe nga moskujdesi.  Probleme të tjera janë ekzemat. Këto probleme shfaqen kryesisht tek personat të cilët punojnë jashtë, në kushte atmosferike të ftohta, që i rëndon më tepër këto patologji.

Si mund të mbrohemi?

Për t’u mbrojtur nga këto patologji, ne si mjekë dermatologë rekomandojmë pomada emolientë (siç i quajmë ne), të cilat kanë në brendësi të tyre vazelinë dhe glicerinë. Këto produkte bëjnë të mundur mbajtjen e yndyrës në lëkurë duke rregulluar atë balancën hidro-lipidike të saj. Duke u ruajtur kjo lloj balance, lëkura arrin t’i mbijetojë të ftohtit.

Po përsa i takon tharjes së duarve? Si mund ta reduktojmë atë?

Tharja e duarve është një tjetër problematikë e kësaj stine. Ky fenomen prek shumicën e njerëzve. Ajo çka ne si mjekë dermatologë rekomandojmë, është hidratimi i duarve disa herë në ditë. Ky hidratim mund të bëhet edhe me vazelinë të thjeshtë ose me kremra që përmbajnë glicerinë, oksid e zink që shërbejnë për të qetësuar dhimbjet, djegien dhe skuqjen, sepse në fillim lëkura mund vetëm të thahet duke formuar shpeshherë ato koriçkat e vogla dhe ragade (të çara), të cilat mund të çojnë në marrjen e  infeksioneve. Lëkura në vetvete përmban mikrobe që quhen saprofit dhe në momentin që ajo acarohet, fillon dhe kruhet, mund të gjakoset ose të krijojë këto ragade dhe për pasojë ndodh që të marrë edhe infeksione që mund të jenë bakteriale ose mikrobike.

Ju si dermatologe, çfarë kujdesi rekomandoni në këtë periudhë?

Në këtë periudhë rekomandohet shumë përkujdesja për lëkurën, kryesisht për atë të fytyrës e cila është në kontakt të vazhdueshëm me agjentët atmosferikë (i ftohti, era). Ne rekomandojmë përdorimin e kremrave në mbrëmje ushqyes dhe me emolientë, për të ruajtur balancën e cila rrezikon të prishet nga agjentët atmosferikë dhe gjatë ditës kremrat duhet të jenë sërish emolientë, por të pasur edhe me faktor mbrojtës. Faktori mbrojtës gjatë ditës mbron lëkurën jo vetëm nga i ftohti, era, acari, por edhe nga dielli i cili ndonëse nuk ka atë forcën dhe rrezatimin që mund të ketë në stinën e verës, sërish përbën rrezik për lëkurën e fytyrës sonë. Efikase për këtë periudhë janë disa trajtime që i bëhen lëkurës së fytyrës si piling kimik, mezoterapia, mikroderboabrazion, pasi në verë nëse aplikohen këto trajtime, dielli e dëmton edhe më shumë lëkurën, ndërsa dimri është periudha ideale për to.

Gjithashtu në këtë periudhë trajtohen mjaft mirë shenjat postakne ose gelazmat (njollat kafe), dëmtimet e tjera të plakjes, siç janë rrudhat ose dëmtime të tjera që mund të jenë fiziko-mekanike (keloidet, djegiet etj). E thënë me pak fjalë, kjo periudhë është shumë favorizuese përsa i përket kryerjes së këtyre procedurave dermo-kozmetike.

Çfarë nuk rekomandohet të bëhet në këtë periudhë?

Në përgjithësi në dimër nuk rekomandohet qëndrimi jashtë për kohë të gjatë. Nëse je i detyruar të rrish, atëherë duhet të mblidhesh me shall, dorashka ose kapuç, si dhe të krijosh kushte që lëkura të mos ngrijë, sepse në kushte ekstreme mund të ndodhë edhe hapja e plagëve ose mund të ndodhë ajo që ne e quajmë gangerizim i indeve, që njihet ndryshe si vdekje e indeve. Nuk rekomandohet dalja nga një ambient shumë i ngrohtë në një ambient shumë të ftohtë, pasi edhe kjo sjell dëmtim të lëkurës.

Disa mënyra përkujdesjeje në kushte shtëpie

Pastrimi i mirë i pjesëve të zbuluara të trupit, kryesisht i fytyrës, dy herë në ditë me anë të kremrave, qoftë edhe me kremra të thjeshtë dhe ekonomikë që kanë përmbajtje vazelinë dhe glicerinë do të ndihmonte shumë lëkurën tuaj për të ruajtur hidratimin. Duhet të tregohet kujdes me ushqimet sepse dimri duke qenë një periudhë e ftohtë i mban disi njerëzit më të lidhur pas ushqimit dhe për të mbajtur ngrohtësinë e trupit ne konsumojmë më shumë yndyra dhe brumëra.

Ajo çka rekomandohet në këtë periudhë është përdorimi sa më i madh i frutave, zarzavateve të stinës që janë të pasura me fibra dhe vitamina të cilat janë shumë të mira edhe për lëkurën. Gjithashtu rekomandohet edhe pirja e ujit. Pavarësisht se nuk ndodh si në verë, kur ujin e kërkon vetë organizmi, duhet konsumuar ujë në sasi të mjaftueshme me qëllim që lëkura të këtë sasinë e nevojshme dhe të domosdoshme të ujit.

Në këtë periudhë rekomandohet përpos pastrimit të fytyrës edhe përdorimi i disa maskave që janë shumë të mira dhe të thjeshta për t’u realizuar në kushte shtëpie me zarzavate dhe me fruta, përshembull përdorimi i kastravecit i cili ndihmon në hidratimin e lëkurës etj. Përsa i takon pjesës së duarve, mjafton një pomadë ose krem (shumë të lirë për nga ana ekonomike) të cilat bëjnë një hidratim shumë të mirë të lëkurës. Këto kremra rekomandohen të përdoren disa herë në ditë në mënyrë që një shtresë e mirë e këtyre kremrave të ruhet në lëkurë.

Protezat e dhëmbëve, ç’duhet të dini

Duhet pasur para se përveç anës estetike, në punën tonë duhet të arrijmë edhe anën funksionale. Pra, dhëmbët të mos jenë vetëm të bukur, por edhe të kryejnë punën e tyre siç duhet

Afërdita Xhetani, stomatologe në Spitalin e Traumës

Gjatë jetës sistemi dhëmbor pëson dëmtime që vijnë nga faktorë e shkaqe të ndryshme. Ndër to përmendim:

-Heqjet, sidomos të dhëmbëve që janë trajtuar disa herë, por pa sukses

-Dëmtimi i dhëmbëve si pasojë e një sërë sëmundjesh të përgjithshme, për shembull tek të sëmurët diabetikë insulinovartës dhe joinsulinovartës vërehet një paradontozë e theksuar, e cila çon në krijimin e defekteve që lind nevoja të korrigjohen.

-Dëmtim të një grupi dhëmbësh, që vijnë si pasojë e traumave të ndryshme në regjionin oromaksilofacial (e fytyrës) zëvendësohen me protezim, që ka funksion stabilizues, ku përveç thyerjes së dhëmbëve, edhe të nofullave ose të maksilës.

-Dëmtime të nofullës që vijnë si pasojë e tumoreve të nofullës.

Protezimin e pacientit në klinikë e ndajmë në tre mënyra:

-Pacientë që kanë proteza në gojë që fiksohen

-Pacientë që nuk kanë pasur kurrë proteza në gojë dhe kanë nga një në disa dhëmbë në gojë.

-Pacientë që nuk kanë dhëmbë në gojë.

Çfarë duhet t’i sqarojmë pacientit përpara se të vendosim mënyrën e protezimit?

Duhet pasur para se përveç anës estetike, në punën tonë duhet të arrijmë edhe anën funksionale. Pra, dhëmbët të mos jenë vetëm të bukur, por edhe të kryejnë punën e tyre siç duhet. Nëse pacienti ngul këmbë që të heqë edhe ato dhëmbë që i kanë ngelur, duhet të këmbëngulim për ta bindur që dhëmbët e tyre të trajtohen. Tek këta pacientë, është mirë që mënyra e zëvendësimit të bëhet me ura fikse, qofshin ato të pjesshme apo totale, sipas indikacionit.

Kujdesi që duhet treguar

Protezimi total qoftë i njërës nofull apo i të dyja nofullave kërkon të zbatohet çdo moment pune me kujdes, sidomos kur alveola dhe qiellza janë atrofizuar nuk sigurojnë stabilitet të protezës. Marrja jo e saktë e masës, gabimet që bëhen gjatë përcaktimit të akluzionit (takimi mes dhëmbëve të poshtëm dhe të sipërm), kur krahët e protezës nuk kanë shtrirje të saktë, bëjnë që të bjerë funksioni përtypës.

Këshilla

Pacientit duhet t’i bëhen të ditura anët e mira dhe të këqija të kësaj mënyre zëvendësimi të dhëmbëve që tek ai të kthehet estetika dhe funksioni. Pacientëve iu bëhet e qartë që proteza nuk është e përjetshme, ajo duhet të ndërrohet të paktën një herë në 5-6 vjet, duhet të përdoren me kujdes, duhet të mbahen me higjienë të lartë, sidomos në personat duhanpirës. Pacientit i bëhet e qartë që proteza, pasi të kalojë disa kohë, sidomos ajo që është vënë direkt mbas heqjes së dhëmbëve, duhet ribazuar.

Në punën tonë, në 20 punë protetike të pjesshme rezulton që 8 femra të moshës nga 35-50 vjeç janë të kënaqura, ndërsa 12 prej tyre reflektojnë probleme që lidhen me dëmtime dhëmbëve. Ndërsa, në protezat totale, pakënaqësitë janë më të pakta në 30 raste të tilla të aplikuara nga mosha 40-70 vjeç ka pacientë që nuk janë paraqitur as për rikontroll.

Disa prej tyre paraqiten me shqetësime të vogla, si vrasje të ndryshme, të cilat janë sidomos brenda 2-3 javësh. Pacientët më problematikë janë femrat, të cilat kanë kërkesa pa fund lidhur me ngjyrën, madhësinë, formën etj.

Provo po ashtu

Dëshironi t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve ?

Ndoshta ajo që nuk e keni konsideruar asnjëherë është se sodën e bukës mund ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.