Si të mbroheni nga koronavirusi që po merr përmasa dramatike

Qendra Spitalore e Tiranës ka shpërndarë disa këshilla se si duhet mbrojtur nga virusi vdekjeprurës “koronavirus”.

Lexojeni të plotë postimin:

Si të ulni rrezikun nga infeksioni i Koronavirusit

Lani duart me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione të duarve me alkool

Mbuloni hundën dhe gojën me shami ose parakrah kur teshtini apo kolliteni

Shmangni kontaktet e afërta me çdo person që ka simptoma të rrufës /gripit

Produktet e mishit dhe veza të konsumohen të gatuara / ziera mirë

Shmangni kontaktet e pambrojtura me kafshët e egra apo kafshët e fermave

Ndryshe , infeksioni i njohur si koronarovirus është duke shënuar përhapje të madhe dhe pritet të ketë rritje të rasteve, ka deklaruar të dielën Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë. Rreth 2,000 persona në Kinë janë prekur me këtë virus derisa rreth 80 të tjerë kanë humbur jetën.

Raste të ‘gripit’ të shkaktuara nga ky virus janë konfirmuar edhe në Evropë, Kanada , Australi e ShBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.