Ballina / LIFESTYLE / Si të flini qetë përkundër nxehtësisë?

Si të flini qetë përkundër nxehtësisë?

Kur zhiva në termometër ngrihet lart atëherë nxehtësia, krahas aktiviteteve të përditshme, na e çrregullon edhe gjumin.

Vera e vërtetë ka kohë që kaq arritur e me të edhe temperaturat e larta, të cilat gjatë ditës na ngadalësojnë, ndërsa natën na e vështirësojnë gjumin. Temperatura e lartë mund të jetë e durueshme nëse jeni jashtë, pranë ujit, por jo edhe kur duhet të flini.

Të flesh në dhimën e cila është tepër e nxehtë, me lagështi të madhe të ajrit e në pixhama të djersituar mund të duket si detyrë e pamundshme. Lufta me nxehtësinë mund të jetë e pafund, por këto marifete mund t’ju ndihmojnë.

Ftoheni dhomën

Bëni gjithçka që mundeni për të oenguar ngrohjen e dhomës në të cilën do të flini para se të shkoni në gjumë. Këtë duhet ta bëni gjatë ditës dhe atë me anë të perdeve më ngjyra të errëta dhe mbajini detyrimisht dritaret mbyllur. Natën hapini dritaret vetëm nëse jashtë është më ftohtë. Përdoreni ventilatorin për ta ftohur dhomën dhe vini një enë me akull para tij.

Ftoheni trupin para gjumit

Bëni dush me ujë më të ftohtë para gjumit. Përdoreni sprejin me ujë të ftohtë për t’u freskuar.

Zgjidhini pixhamat e duhura dhe çarçafët

Zgjidheni pixhamën nga materiali sa më i hollë që të ndjeheni këndshëm gjatë nxehtësive të verës apo mos vishni fare pixhama. Për çafrçafë zgjidhni materiale të cilat i thithin djersët tuaja. Shtroja e pambuktë dhe pixhama do t’ia mundësojë lëkurës suaj të marrë frymë dhe të sigurojë që djersët t’i thithë pëlhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.