Si të bëni vetullën perfekte (VIDEO)

Grimi i vetullave është në modë dhe majft popullore. Nëse më parë femrat kishin tendencën ti zvogëlonin e ti hollonin vetullat, sot ndodh ndryshe.

Ka qindra produkte për grimin e vetullësm kështu që ka po ashtu qindra mënyra të krijoni vetullën tuaj si të dëshironi, vetëm nëse jeni të bekuar të keni një vetull të trashë.

Kremi apo pomada e vetullave

 

Vetullat e rralla apo të çregullta kanë shumë boshllëqe dhe kremi punon mjaft mirë në këto forma. Me kremi ne krijojmë formën dhe mbushim boshllëqet. Në këtë mënyrë e bëjmë më të lehtë dhe grimin e saj. Shumica e këtyre kremërave janë rezistente, dhe janë perfekte për një vetull të rrallë.

Lapsi i vetullavePër  një pamje sa më natyrale të vetullave përdorim lapsin për t’i dhënë kontur të saktë. Lapsi mbush boshllëqet dhe krijon një vetull të bukur dhe natyrale. Lapsat janë shumë të mirë për tu përdorur në vetulla të plota, për të rregulluar defekte të vogla apo për të luajtur me format e vetullës.

 

Xheli për vetulla

Vetullat që kanë forma të mira dhe duan vetëm pak theksim duken më mirë me xhelin e vetullave. Xhelërat e posaçëm janë të pasura me fibra për të krijuar një plotësi dhe për ti dhënë konturin e duhur. Gjithashtu këto lloj xhelërash punojnë shumë mirë dhe në majën e lapsit të vetullave për të dhënë më shumë perfeksion. Gjithashtu mbulojnë edhe thinjat.

Por si të bëni vetë vetulla të bukura? Ndiqni këto katër hapa:

Hapi i parë

 

Përdorni një furçë rimeli të pastër, ose një furçë të vogël për të krehur qimet  e vetullave.

Hapi i dytë

 

Për vetullat e holla ju duhet të shënoni se ku doni të përfundojë vetulla juaj duke përdorur një furçë make up për të matur cepin e syrit për të parë ku është fundi dhe ta shënoni atë.

 

Hapi i tretë

Përdorni një furçë me kënd me pak krem për vetullat për të mbushur lehtësisht ato, duke përdorur sasi të vogël të produktit dhe ndërtimin gradual të saj.Nisni nga fillimi i vetullës dhe punoni ngadalë deri në fund. Mos e ekzagjeroni pasi vetulla do të duket shumë e rëndë ose e pikturuar.

 

Hapi i katërt

Përdornin një furçë të pastër rimeli për të krehur lehtë vetullën. Kjo ndihmon në eleminimin e kremit të tepërt.

Bëni më të mirën për vetulla simetrike, por mos harroni, ato janë kushërira dhe asnjëherë motra binjake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.