Ballina / PSIKOLOGJI / Si të bëhemi optimist?
optimist

Si të bëhemi optimist?

Hulumtimet e fundit shkencore kanë dokumentuar se aktiviteti i trurit tek njerëzit optimist dallon nga mënyra se si funksionon ai tek pesimisti, mirëpo sociolog e psikolog pohojnë se ekzistojnë mënyrat që tu themi lamtumirë mendimeve të këqija.

Ja se si mund ta arrini këtë:

Ushtrimi i parë: për shtatë javë rresht krijoni shprehinë që t’i shikoni fytyrat e njerëzve të koncentruar në atë se a janë të zymta apo të hareshme.

Duke e përdorur këtë ushtrim të thjeshtë sipas filmit dokumentar të transmetuar sivjet në BBC, truri mund të ndryshojë reagimet duke i pranuar gjërat pozitive, përkatësisht pamjet e njerëzve të lumtur apo të hareshëm.

Në të kaluarën shkencëtarët kishin shkruar se personat që vuajnë më shumë nga pesimizmi kanë asimetri në pjesën e trurit të madh, dhe kanë më shumë aktivitet në këtë pjesë të trurit, që do të thotë se hemisfera e djathtë është më e zhvilluar se e majta. Duke i analizuar aktivitetet elektrike në trurin e njeriut specialistët ia dolën që të dokumentojnë se ana e djthtë e tij ishte tri herë më aktive se ana e majtë tek pacienti Michael Mosley, një person shumë pesimist që vuante nga pagjumësia.

Atij i ishte rekomanduar edhe një ushtrim tjetër i thjeshtë i cili ka ndihmuar që Mosley të ketë më shumë mendime pozitive se negative.

Nga ai është kërkuar që çdo ditë për shtatë javë rresht të ndaj nga 20 minuta kohë për të medituar për gjëra të mira, kurse në kompjuter i është vendosur një lojë në kuadër të së cilës Mosley detyrohej vazhdimisht që t’i gjejë fytyrat e buzëqeshura në mesin e shumë të tjerave që ishin të ngrysura.

Sipas dokumentarit këto ushtrime krijuan një refleks automatik në trurin e Mosleyt – refleksi që të kërkojë harenë, buzëqeshjen dhe t’i identifikojë në shikim të parë mendimet pozitive.

Me kalimin e kohës, Mosley ishte shumë më pozitiv dhe shumë më optimist.

infoGLOBI ju sjell pesë mënyrat më të thjeshta që rekomandohen rëndom për t’u kaluar nga pesimizmi në optimizëm.

1. Fokusohuni në frymëmarrjen e juaj duke u përpjekur që ta ndijeni ajrin prej momentit kur ai futet në hundët apo fytin tuaj e derisa të arrij në mushkri.
2. Përpiquni t’i ndëgjoni ta rrahurat e zemrës suaj duke imagjinuar qarkullimin e gjakut në të.
3. Pastaj organizoni mendimet e juaja. Nëse keni shumë mendime reduktoni ato në minimum dhe provoni të mendoni për to pa emocione.
4. Mos u përpjek të ndalosh mendimet nëse ato kanë të bëjnë me ndonjë ide që ju shqetëson apo ju bën të ndjeheni bosh. Bllafaqimi me to ju bën më të fuqishëm.
5. Veproni sikur mendimet e juaja të ishin zhurma e ambientit ku po ushtroni dhe në fund mos u gjykoni mendimet e juaja, sepse fare ska rëndësi a janë të mira apo janë të këqija meqë nga aspekti i trurit e keqja dhe e mira janë të barabarta./infoGLOBI/

@InfoGLOBI

@Fluidi

Provo po ashtu

muzika

Si ndikon muzika në trurin e njeriut

Dëgjimi i muzikës – esencialisht, një kombinim të tingujve dhe ritmit – është një nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.