Ballina / Tech këshilla / Si ta shpëtoni celularin nga uji

Si ta shpëtoni celularin nga uji

Çfarë duhet të bëni për të shpëtuar celularin tuaj pasi të ketë rënë në ujë?

Ja sugjerimet për një situatë të këtillë:

Pas nxjerrjes nga uji, gjëja e parë që duhet të bëni është të mbyllni celularin dhe të hiqni baterinë.

Pas heqjes së baterisë, duhet të siguroheni që ta thani dhe t’i largoni lagështinë celularit.

Për t’a bërë këtë gjë, mënyra më e mirë është ta fusni në një kavanoz të vogël me oriz. Mund t’ju duket qesharake, por orizi është mënyra më e mirë për të tërhequr lagështinë nga celulari.

Pasi të jeni siguruar që telefoni juaj është tharë plotësisht dhe nuk ka më lagështi, mos shpejtoni, prisni edhe disa ditë dhe më pas hapni celularin.

Çfarë nuk duhet të bëni

Mos tentoni ta thani celularin me tharëse flokësh ose me mikrovalë

Ajri i nxehtë dëmton pjesët elektronike . /infoglobi/