Ballina / Fashion/Beauty / Si ta shkrini yndyrën në stomak brenda natës (RECETA)

Si ta shkrini yndyrën në stomak brenda natës (RECETA)

Dëshironi që trupi juaj të shtrëngohet dhe të krijoni linja perfekte? Provoni me anë të recetës së mbështjelljes me xhenxhefil. Konsumimi i xhenxhefilit përshpejton metabolizmin, dhe si rezultat i kësaj ju humbisni peshë. Gjithashtu, efekt të ngjashëm kanë edhe kompresat apo mbështjellëset e trupit me përbërjen e xhenxhefilit. Mësoni si ta bëni këtë dhe mënyrat e përdorimit të saj.

Çka nevojitet:

Një lugë gjelle xhenxhefil pluhur (ose i freskët por i grimcuar), dy lugë losion trupi, folie plastike, peshqir, fashë elastike.

Si ta përgatitni:

Lagni peshqirin në ujë të nxehtë dhe vendoseni në pjesën e trupit që ju dëshironi të veni kompresën apo mbështjellësen me xhenxhefil. Lëreni të veprojë për disa minuta deri sa të hapen poret nga nxehtësia. Nëse është e nevojshme, përsëritni këtë hap edhe njëherë.
Përzieni xhenxhefilin dhe losionin e trupit dhe aplikoni një shtresë të trashë të kësaj përzierje. Më pas, mbështjelleni disa herë me folje plastike apo transparente. Mbi foljen vendosni fashën elastike.

Mos e teproni shumë duke e shtrënguar me fashë, qëllimi është të ndiheni sa më rehat.
Lëreni që kjo të veprojë së paku katër orë, dhe nëse nuk e keni problem edhe gjatë tërë natës. Në fillim ju mund të keni ndjesinë e djegies. Mos u shqetësoni, ky është rezultat i funskionimit të maskës.

Kjo maskë është e mirë sepse xhenxhefili redukton dhjamin e akumuluar në trup. Mirëpo, mbani mend se rezultatet janë edhe më efektive nëse ju jeni këmbëngulës, ushqeheni shëndetshëm dhe ushtroni rregullisht. Gjithashtu, shtimi i xhenxhefilit në dietën e përditshme rrit funksionin e kësaj maske që të humbni më shumë centimetra në bel.

Shënim: Mbani në mend se rezultatet ndryshojnë nga personi në person. Centimetrat që ju humbni varen nga metabolizmi juaj, niveli i aktivitetit si dhe mënyra e ushqyerjes.

Provo po ashtu

mollat

A e parandalojnë kancerin ?

Të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet shëndetësore që ofrojnë mollët. Nuk është çudi që nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.