fbpx
plakja

Si t’a parandalojmë plakjen?

Shumë shkencëtarë dhe doktorë kanë nisur të mendojnë për procesin natyror të plakjes.

Një ekspert ka publikuar kohët e fundit një artikull në Scientist, duke e parë plakjen si një sëmundje të cilën mund ta shërojmë.

Dr. Mutaz Musa është një mjek në kolegjin “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork. Ai thotë se plakjen duhet ta shikojmë si një gjendje jonormale fizike, e cila mund të trajtohet.

Në të njëjtën mënyrë, siç e shohim dhe trajtojmë kolesterolin, problemet e zemrës e të tjera, duhet ta trajtojmë edhe dëmin që shkaktohet nga plakja.

Musa nuk është i vetëm në mendimin se plakja është një sëmundje që duhet të trajtohet.

Në artikullin e tij ai citon Aubrey de Grey, një shkencëtar kompjuterik dhe biolog, i cili ka bërë fushatë që plakja të trajtohet si një sëmundje patologjike.

Një firmë e themeluar së fundmi, Unity Biotechnology, pushtoi titujt e botës pasi siguroi miliona fonde në kërkim të sëmundjeve që vijnë nga plakja. Në veçanti, kjo firmë po kërkon mënyra për të parandaluar procesin e plakjes dhe ngadalësimit të qelizave tona.

Disa studime të reja thonë se proteina të veçanta luajnë një rol të madh në plakjen qelizore, përderisa disa të tjera përfshijnë krijimin e komponimeve që kompensojnë humbjen e energjisë natyrore të shkaktuar nga plakja. Nëse ky hulumtim dhe inovacion vazhdon, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të arrihet në të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.