Ballina / PSIKOLOGJI / Si ta menaxhojmë stresin
stresi

Si ta menaxhojmë stresin

Një psikologe ndërsa trajnonte audiencën mbi menaxhimin e stresit, ngriti një gotë me ujë dhe të gjithë po prisnin që ajo të pyeste – “Gjysmë e zbrazët apo gjysmë e plotë?” Në vend të kësaj, ajo pyeti: – “Sa e rëndë është kjo gotë uji?”

Përgjigjet variuan nga 250g deri në rreth 600g. Ndërsa përgjigja e saj ishte:

“Pesha absolute nuk ka rëndësi, pasi kjo varet se për sa kohë unë do ta mbaj gotën në dorë.

Nëse do ta mbaj për një minutë, kjo nuk është problem. Po nëse do ta mbajë për një orë, do të kem dhembje në krah. Dhe nëse do ta mbajë për një ditë, krahu im do të më mpihet dhe të të ndjehem si e paralizuar.

Në çdo rast, pesha e gotës nuk ndryshon, por sa më gjatë që ta mbajë atë, aq më e rëndë bëhet ajo.

“Streset dhe shqetësimet në jetë janë si kjo gotë ujë. Mendimi rreth tyre për pak kohë nuk të dëmton. Mendimi rreth tyre për pak më të gjatë fillon e të lëndojë. Dhe në qoftë se mendoni rreth tyre gjatë gjithë ditës, do të ndiheni të paralizuar – të paaftë për të bërë asgjë”.

Është e rëndësishme të mbash mend që t’i lesh streset të shkojnë. Sapo vjen mbasditja është mirë të lini mënjanë të gjitha shqetësimet e hallet. Të mos i mbani ato përgjatë mbrëmjes dhe natën.

Mos harroni të ulni gotën!

“Dështimi nuk është kurrë problemi. Ju duhet të përjetoni dështimin për të ditur se çfarë është suksesi.”

Check Also

fëmija, mosha

Si duhet ushqyer fëmija i moshës 3 deri në 6 vjet

Çdo fëmijë i moshës 3 deri në 6 vjet ka bioritmin e tij ditor dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *