Ballina / Reçeta / Si ta bëjmë tostin më të shijshëm e më të ushqyeshëm
tosti

Si ta bëjmë tostin më të shijshëm e më të ushqyeshëm

Më poshtë keni 4 receta për toste super të shijshëm e më të ushqyeshëm…

Tost me pulë të skuqur në mjaltë, salcë babecue dhe fara susami

E bukura e këtij tosti është se ka shije kontrastuese të së ëmblës dhe së kripurës që na kujton Lindjen e Mesme. Mund t’i shtoni dhe pak majonezë të freskët dhe ta prisni pulën në shirita. Do të jetë akoma më i shijshëm.

Tost me mozarella, peshk ton dhe perime jeshile

Ky tost përgatitet me ton të konservuar në vaj të cilit i shtohet butësia e mozzarellës dhe zemrat e angjinareve, qepëve të njoma dhe majdanozit të freskët.

Tost me kroketa patatesh dhe vezë

Vendosja e kroketave të patateve në tostin e nxehtë  dhe të lyer me gjalpë si dhe një vezë ‘sy kau’ e pak ketchup pikant, e bëjnë këtë tost një vakt të kompletuar që jep shumë kënaqësi.

Tost me parmixhano, asparag dhe vezë

Asparatët e zier i japin një dozë të shëndetshme vlerash këtij tosti, kurse spërkatja me djathë parmixhano, hudhër të grirë, piper të kuq djegës dhe vaj ulliri, i japin shumë shije.

Provo po ashtu

Pogaçet e vogla, të shkrifta për mëngjes

Pogaçe të vogla ! Receta: 2 gota kos 1 luge te vogel krip 1 pecive …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.