Si sillet një pedofil dhe si të flasim me fëmijët për këtë gjë?

Prindërit shpesh përpiqen të kuptojnë se si duket një pedofil! Çfarë pamje ka? Çfarë karakteristikash ndryshe nga njerëzit e tjerë të zakonshëm?

Fatkeqësisht, e vërteta është se ata nuk duken ndryshe nga askush tjetër, as nga unë, as nga ti, nga askush…Si prindër, ne të gjithë duam t’i mbrojmë fëmijët tanë nga këta monstra, por si t’i mbajmë fëmijët të sigurt kur nuk dimë si t’i dallojmë këto specie njerëzish. Çdokush mund të jetë një pedofil, kështu që identifikimi i tyre mund të jetë shumë i vështirë. Mund të jetë një fqinj në lagjen ku jetojmë, një prift në kishën afër shtëpisë, një i afërm i prindërve, një person në fisin tonë, çdokush!

Abuzuesit e fëmijëve vijnë nga të gjitha sferat e jetës dhe nga të gjitha grupet socio-ekonomike. Ata mund të jenë burrë ose grua, të pasur ose të varfër, të punësuar ose të papunë, fetarë ose jo-fetarë, të arsimuar ose të pa arsimuar, ka shumëlloje karakteristikash.

Ka një detaj të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi, sidomos nëse jeni prind: me kalimin e ditëve apo muajve një person që ka tentativa për të abuzuar me fëmijën tuaj fillon dhe bëhet gjithnjë e më i besuar për familjen tuaj, vendos të marrë pozitat e mikut, duke u afruar me role të ndryshme…Herë si babagjysh duke i sjellë lodra fëmijëve tuaj, herë i merr të vegjlit tuaj për pazar ose udhëtime, ose të kalojë kohën me ta në mënyra të tjera. Shumë pedofilë nuk fillojnë të abuzojnë me një fëmijë deri sa të fitohet besimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.