Ballina / KOSOVA / Si raportuan mediat botërore zhvillimet e djeshme në Kosovë
lajmi i fundit

Si raportuan mediat botërore zhvillimet e djeshme në Kosovë

Tetë vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk kaloi i pavërejtur nga mediat botërore, sadoqë ngjarjet që shënuan këtë ditë feste e proteste, u shtrinë në hapësira margjinale e jo në kryetituj të medias. InfoGlobi sjellë një përmbledhje të shkurtër të asaj se si u raportuan nga mediat botërore zhvillimet e djeshme.

“Mijëra mbështetës të opozitës të Kosovës janë mbledhur në kryeqytet, Prishtinë, duke bërë thirrje që qeveria të japë dorëheqjen, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës dhe për Marrëveshjet e arritura me me Serbinë dhe Malin e Zi” raporton agjencia botërore Associated Press (AP).

Duke iu referuar opozitës AP raporton se ‘opozita e Kosovës beson që marrëveshja e arritur vjet mes Kosovës dhe Serbisë , i jep më shumë kompetenca serbëve etnikë në Kosovë’.

“Në dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që një pjesë e saj nuk ishte në përputhje me kushtetutën. Opozita gjithashtu është kundër marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi duke bërë thirrje për një referendum apo zgjedhje të reja. Ata janë përpjekur të ndërpresin punën e parlamentit me gaz lotsjellës dhe bilbila” raporton mes tjerash AP.

Sipas Agjencisë së lajmeve Reuters ‘protesta u thirr nga opozita dhe ishte vazhdimësi e protestës së 9 janarit kur protestuesit i vunë flakën godinës qeveritare’.

Rojters përshkruan se protestuesit dje mbanin panotë me mbishkrimet “Nuk e duam Serbinë në Kosovë ‘ dhe ‘Nuk duam shtet me hajna”. Agjensia transmeton kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Qeverisë, shpalljen e zgjedhjeve si dhe ultimatumin prej dhjetë ditësh që i janë dhënë asaj ta bëj një gjë të këtillë.

Gjithnjë sipas këtij mediumi ‘liderët e opozitës kanë paralajmëruar se do të pengojnë mbledhjen e së premtes  (për zgjedhjen e Thacit president v.j.).

Rojters poashtu nxjerr në shesh të dhënat kontradiktore për numrin e pjesëmarrësve, nga 15 mijë që është e dhënë zyrtare policore, në 100 mijë , e dhënë kjo e thënë nga opozita.

Pushtetarët akuzojnë liderët e partive opozitare se po përdorin dhunë që po e shpie vendin në “krim e anarki”, raporton Rojters dhe citon më pas Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, sipas të cilit “Opozita synon të rrënojë shtetin”.

Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se Marrëveshja me Serbinë paraqet rrezik për sovranitetin e Kosovës të fituar vështirë. Marrëveshja është ndalur pas vendimit të Kushtetueses se ‘disa pjesë të saj janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit’. Liderët opozitar poashtu kundërshtojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre ” kjo marrëveshje u jep tokën e tyre vendit fqinjë’, raporton Rojters, që e përmbyll shkrimin me shpjegimin se Kosova ka shpallur pavarësinë me ndihmën e shteteve perëndimore në vitin 2008, apo më sakt 10 vjet pas ndërhyrjes ajrore të NATO-së , që largoi trupat e sigurisë së Serbisë nga Kosova.

E përditshmja amerikane ‘The Christian Science Monitor’ (CSM) e titulloi shkrimin për 8 vjetorin e pavarësisë “Shkatërrimi i Republikës. Mijëra protestojnë kundër liderëve kosovarë të mbështetur nga ShBA” .

CSM citon të riun Faton Ademi. të diplomuar në vitin 2011 në Kosovë. “Pa lidhje afërsie me qeveritarët e partive në pushtet, ai thotë se nuk ka mundur të punësohet as sot e kësaj dite” .

‘Por , ai po shikon njerëzit e afërt me partitë në pushtet se si ngasin vetura të shtrenjta dhe jetojnë në shtëpi luksoze. Cdo vit pushtetarët premtojnë se situata do të përmirësohet, dhe premtojnë se dialogu i tyre me Serbinë do të shpërblehet , por kjo nuk u materializua kurrë”, raporton CSM, transmeton infoGlobi. Gazeta në vazhdim citon Ademin të ketë thënë se ‘Kosova ka nevojë për qeveri të re me njerëz të rinj”.

Gazeta amerikane konstaton se protestat janë sinjal i pakënaqësisë në shtetin më të ri të Europës, pakënaqësisë me pushtetarët dhe me pjesëmarrjen e tyre ne dialogun me Serbinë.

Kriza politike po vë në pikëpyetje të ardhmen e dialogut dhe efikasitetin e përpjekjeve të perëndimorëve në procesin e shtet ndërtimit të këtij vendi të vogël”, shkruan ‘The Christian Science Monitor’. Më pas e njejta përcjell qëndrimet e Kryeministrit Isa Mustafa dhe ZVK Hashim Thacit.

Gazeta shpalon se “zëdhënësi i Qeverisë nuk është përgjigjur përkundër kërkesave të shumta që ti jap komentet e tij”.Më tutje gazeta preznton qëndrimet e njohura të pozitës dhe të opozitës përkitazi me Asociacionin dhe demarkacionin.

Në përmbyllje të shkrimit CSM shkruan për “Frustrimin e kosovarëve me SHBA” . E përditshmja amerikane citon liderin e VV-së, Visar Ymerin të ketë kritikuar ‘mbështetjen që SHBA-të i bëjnë liderëve të Kosovës”.

Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë miqësorë ndaj SHBA-ve për shkak të ndërhyrjes së NATO-së gjatë luftës, por kësaj radhe vetëm disa flamuj amerikanë u panë në protestë, vërenë gazeta.

Sipas Agjensisë së lajmeve France Press (AFP)  “mijëra protestues marshuan në kryeqytetin e Kosovës, në ditën e përvjetorit të tetë të pavarësisë nga Serbia, me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja”.

Agjensia përmend se pas festimit zyrtarë të përvjetorit të pavarësisë të mbajtur në orët e hershme të mëngjezit të së mërkurës, përkundër masave të rrepta të sigurisë në shesh u grumbulluan dhe qëndruan për dy orë rresht protestuesit, që po kvrkonin dorëheqjen e Kryeministrit Mustafa dhe politikanëve tjerë të ekipit të tij.

Krahas akuzave që protestuesit ia drejtuan pushtetarëve për Marrëveshjen me Serbinë dhe asaj me Malin e ZI, AFP u ndal edhe në akuzat që po i bën opozita se “autoritetet janë të korruptuara “.

“Kosova po udhëhiqet nga qeveria e korruptuar që shikon vetëm interesat e saj dhe është gati ti nënshkruaj marrëveshjet më të dëmshme për vendin , vetëm e vetëm për të siguruar mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe për ti zgjatur jetën pushtetit të vet”, citon AFP juristin Bedri Hamitin, i cili tash e pesë vjet po kërkon punë. Agjencia poashtu citon raportet e Bankës Botërore sipas të cilave në Kosovë papunësia arrin në 40 për qind. .

AFP përshkruan se “protestuesit po bartnin kryesisht flamujtë kuq e zi të Shqipërisë , e fare pak flamujt, kaltër e verdh të Kosovës”.

Televizioni Al Jazeera  poashtu raportoi ngjarjet e së mërkurës në Kosovë. Sipas këtij mediumi në protestën e djeshme kanë marr pjesë rreth 15 mijë veta, që mbanin kryesisht flamujt kombëtarë kuq e zi, por pati edhe ca flamuj të Kosovës, SHBA-ve e të BE-së. /infoGlobi/ e.b./m.b

 

Provo po ashtu

cigare_infoglobi

Befasohet shqiptari, fotoja e këmbës së tij të amputuar – në pako cigaresh

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.