Si postohen fotot në Instagram direkt nga kompjuteri?

E keni vënë re që ndonjëherë përgatitja për postimet e Instagram-it, apo captions-at janë si punë më vete? Si një punë e lezetshme a mund ta bëjmë nga ekrani i kompjuterit në vend të telefonit? Sigurisht që po, por ajo që s’kemi të qartë është si të postojmë një foto/video nga desktop-i, në Instagram.

Ky veprim është fare i thjeshtë, thjesht duhet të dini ca hile të vockla. Fillimisht, shkoni tek Instagram.com dhe regjistrohuni me versionin e Instagram-it që ju paraqet desktop-i. Nëse nuk e dinit, në kompjuter mund të bëni çdo veprim të mundshëm tani, që do të thotë edhe shkëmbimin e mesazheve përmes DM-së.

Përsa i përket fotove, në fillim do t’ju duket e pamundur, derisa të klikoni kudo nëpër faqe (aty ku s’ka një foto). Sapo t’ju shfaqet një menu, klikoni mbi opsionin Inspect. Pas këtij opsioni do t’ju dalin disa faqe të tjera që s’keni pse t’i prekni. Veprimi i radhës është të shkoni në krye të faqes dhe të klikoni mbi ikonën që shfaq një telefon celular. Sapo të klikoni mbi të do t’ju shfaqet opsioni “Toggle device toolbar.”

Pasi ta keni klikuar rifreskoni faqen dhe ja ku jeni! Do t’ju dalë para syve opsioni që ju lejon të ngarkoni foton e zgjedhur për të postuar bashkë me gjithë përshkrimin që menduat. Nëse në përshkrim ju duk e gjatë, duhet ta provoni për të vërtetuar të kundërtën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.