Ballina / TEKNOLOGJI / Si po vidhen llogaritë e instagramit?
instagram

Si po vidhen llogaritë e instagramit?

Ditëve të fundit në rrjetin social Instagram, po ndodh një fenomen shqetësues.

Kërkuesi i sigurisë kibernetike, Paul Ducklin, ka zbuluar se si po ndodhin këto dhe po përhapë këshilla në internet.

Sipas tij, hakeri ju dërgon e-maile ku thuhet se dikush është përpjekur të hyjë në Instagramin tuaj.

Në këtë mënyrë ju kërkojnë të klikoni në një link dhe më pas, të jepni të dhënat si: emri i llogarisë dhe passwordi. Por, ky është i gjithi mashtrim për të marrë të dhënat tuaja dhe për t’ju vjedhur Instagramin.

“Passwordet e rrjeteve sociale janë me vlerë për mashtruesit, pasi informacionet që keni të ruajtura brenda tyre zakonisht janë më shumë se sa ata mund të gjejnë më një kërkim të thjeshtë. Akoma dhe më keq, mashtruesit që vjedhin llogarinë tuaj mund ta përdorin atë për të gënjyer miqtë dhe familjarët tuaj, prandaj mos e vendosni veten në rrezik duke humbur kontrollin e llogarisë suaj.”- është shprehur Ducklin.

Kujtojmë që ditë më parë pre e hakerëve ishin edhe dy këngëtaret e njohura shqiptare: Venera Lumani dhe Juliana Pasha.

Provo po ashtu

libra kriptovaluta

Zuckerberg do të mbrojë monedhën e FB para kongresistëve

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve këtë muaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.