Ballina / KOSOVA / Si po shkon ri-integrimi i të kthyerve nga Siria në Kosovë?

Si po shkon ri-integrimi i të kthyerve nga Siria në Kosovë?

110 ka qenë numri i të kthyerve të fundit nga vatrat e luftës në Siri.
Në mesin e tyre, 73 gra u kthyen muaj më parë në Kosovë. Aktualisht asnjëri prej të kthyerve nuk ushtron asnjë aktivitet në Kosovë.

“Sa i përket grupit të fundit, asnjëri apo asnjëra nuk ushtron ndonjë aktivitet, secili është i izoluar, qoftë për shkak të procesit gjyqësor, qoftë për shkak të grupeve ku kanë marrë pjesë”, tha sot në Info3Live të RTK-së, njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

Ai, tregoi se që prej kohës kur është bërë dukuri shkuarja e kosovarëve në luftëra të huaja, është marrë me këtë temë.

E sot procesin e të kthyerve nga Siria, po e sheh si një proces të komplikuar. “Sigurisht se i ka sfidat e veta, ndoshta ka pasur nevojë për një qasje e cila fillimisht do të kishte familjarizuar procesin e tyre me njohësit apo zyrtarët të cilët merren me integrime, e më pas të shkohet më thellë me integrimin e tyre”, thotë ai.

Si sfidë tjetër, Elezi e sheh mos pajisjen e fëmijëve të kthyer me dokumentacionin e Kosovës.

“Fatkeqësisht problemi kryesor është se kemi disa fëmijë që kanë ardh me nënat e tyre, të cilat kanë hyrë në një vend me ISIS, dhe ata janë pa asnjë lloj dokumentacioni dhe kjo është sfida e parë, pajisja e tyre me dokumentacion dhe se forma që do të pajisen”, thotë Elezi.

Në mesin e grave që janë kthyer, disave i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe iu është kthyer masa e rregullt. “Këto gra janë nën hetime, mund të lëvizin, ndërsa për ato gra që ende janë në arrest, është një proces tjetër, me të cilin duhet të merren organet kompetente”, thotë Elezi.
Prej 110 të kthyerve, disa gra ende janë në arrest shtëpiak, kurse 4 burra në paraburgim.

“Të gjitha gratë janë të dyshuara, por dallimi është se disa prej tyre kanë përfituar nga masa e arrestit dhe janë në procedurë të rregullt, kurse të tjerat janë ende në arrest shtëpiak, kurse janë edhe 4 burra në paraburgim, të cilët dyshohet se kanë marr pjesë direkte në luftën e Sirisë. Problemi me gratë është se shumë vështirë mund të vërtetohet se a kanë qenë viktimë atje apo kanë marr pjesë me dëshirë. Kjo është një sfidë shumë e madhe e institucioneve tona, dhe nuk e di se si do të mund të arrijnë ta vërtetojnë se kush ka shkuar me vetë dëshirë, e kush a shkuar si viktimë, të detyruara prej burrave të tyre, pra është një vijë shumë e hollë që do të bëjë dallimin”, konsideron Elezi.

Ai, tregon se i ka kontaktuar shumicën e grave të kthyera dhe sipas tij problemi kryesor qëndron tek mos-transparenca e institucioneve.
“Shumica prej tyre nuk guxojnë të flasin me media ose me shoqërinë civile për shkak të presionit të institucioneve që ua bëjnë, institucionet po mendojnë se me mos-transparencë do të ketë më shumë sukses, problemi më i madh është nga institucionet, sepse sipas tyre ata iu anë thënë se nëse komunikojnë me dikë do t’iu ndërrohet masa e arrestit”, thotë ai.

Tutje, ai konsideron se është mirë që të bëhet ndarja midis atyre që janë radikalizuar edhe atyre që janë penduar, por edhe duhet komunikimi i tyre me medie dhe transparenca e rrëfimeve për ato që kanë përjetuar në Siri.

Provo po ashtu

TCH: Lëvizja e lirë është ide që gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve

Ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës është e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.