Ballina / Reçeta / Si pastrohen frutat dhe perimet nga pesticidet

Si pastrohen frutat dhe perimet nga pesticidet

Sa herë që blejmë fruta dhe perime duhet të jemi të vetëdijshëm që ato janë të shoqëruara me pesticide të ndryshme.

Madje nëse janë përtej normave ato mund të kthehen në një rrezik për shëndetin tonë. Ne po ju njohim me disa mënyra alternative sesi mund ti pastrojmë frutat dhe perimet që konsumojmë nga këto kimikate.

Mënyra e parë dhe më e zakonshme është përmes ujit.
Është e rëndësishme që frutat dhe perimet ti shpëlajmë më ujë të bollshëm. Madje rekomandohet që ti lëmë për 30 minuta të zhytyra në ujë, në një tas të thellë. Studimet kanë treguar se larja me ujë të bollshëm i frutave dhe perimeve zhduk ndjeshëm gjurmët e pesticideve.

Heqja e lëkurës.
Në rastet kur pesticidet kanë depërtuar brenda frutit apo zarzavatit mund të vendosim ti heqim lëkurën. Kjo do të eliminojë gati 70% të pesticideve.
Ajo çka duhet të kemi parasysh është se pesticidet e gjendura në frutat, perimet apo zarzavate nuk janë të dëmshme, deri në momentin kur nuk e kalojnë normën e caktuar!

Check Also

Trangulli

Trangulli dhe përdorimi i shumëfishtë i tij

Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Por ka edhe shumë benefite …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *