Ballina / KOSOVA / Si ndodhi rënia e nxënësit nga kati i dytë i shkollës në Kaçanik
shkolla kaçanik

Si ndodhi rënia e nxënësit nga kati i dytë i shkollës në Kaçanik

Gjendja e nxënësit që deshi të dalë në oborr nga dritarja është e mirë.

Dritarja e klasës 10 në shkollën profesionale në Kaçanik është e mbyllur me hekura.

Por, kjo nuk ka qenë pengesë për nxënësin, Kadri Loku, që përmes tyre të dalë në oborr.

E, ky veprim i adoleshentit, gati sa nuk u kthye në tragjedi.

Ai ra nga kati i dytë, duke pësuar lëndime trupore.

E gjithë ngjarja, tronditi përveç nxënësve edhe personelin arsimor.

Drejtori i shkollës, Zekirja Baftiu tregon për FRONTAL si ka ka ndodhur e tëra.

Sipas informacioneve që thotë se i ka marrë nga nxënësit, krejt kjo kishte ndodhur për një arsye.

E për të parandaluar rastet e njëjta, shkolla ka marrë disa masa.

Xhaxhai i të miturit, që përcolli ditën e aksidentit atë për në shkollë, i mërzitur nga rasti, tregon se kishte një javë që djali nuk kishe vijuar mësimin.

Pas një jave i izoluar, të miturit i ndodhi fatkeqësia që mund t’i kushtonte me jetë.

E të enjten kur mësimi kishte vazhduar si çdo ditë tjetër, klasa nga ku kishte ndodhur rasti mbetej e zbrazët.

@Fluidi

Provo po ashtu

flamujt BE e Kosova

BE-ja ofron shumë mundësi, por Kosova s’ka kapacitete

Bashkimi Evropian po ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *