Ballina / Kulturë / Si ndodhi lufta e dytë botërore dhe vdekja e Hitlerit?
Hitleri

Si ndodhi lufta e dytë botërore dhe vdekja e Hitlerit?

Lufta e dytë Botërore u zhvillua në vitet 1939-1945.

Kjo luftë cilësohet si një prej luftërave më të tmerrshme dhe më shkatërrimtare në botë.

Ngjarjet më të rëndësishme kësaj lufte ishin ,pushtimi i Polonisë me 1 shtator 1939, pushtimi i Francës nga ushtritë italo-gjermane me 14 qershor 1940, pushtim ky që ndau Francën në dy territore.

Kështu Franca veriore administrohej nga ushtria gjermane ndërkaq Franca jugore nga një qeveri kukull e gjeneralit Peten e quajtur Qeveria e Vishisë.

Ngjarje tjetër që ndodhi në ato vite lufte ishte edhe sulmi mbi Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1942, operacion ky që u quajt “Barbaroza”,pastaj sulmi i Japonisë mbi bazën ushtarake amerikane në ishullin Perl Harbor më 7 dhjetor 1941.

Viti 1945 shkaktoi vdekjen e 140000 viktimave në Japoni pikërisht në Hiroshima dhe Nagasaki nga hedhja e bombave atomike pikërisht nga SHBA-të.

Me 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë kufitare në Gjermani , ndërkaq me 3 shtator të po atij viti Britania e Madhe dhe Franca morën vendimin të merrnin pjesë në luftë .

Fillimi i Luftës së dytë Botërore erdhi nga rritja e nacionalizmit dhe militarizmit e arsyet e tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve .

Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar , në Gjermani dhe Itali filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste .

Pikërisht në ato kohë u krijua depresioni i madh i viteve 1930, duke ulur kështu moralin e popullsisë gjermane dhe një nga arsyet kryesore ishte se Gjermania po vuante borxhin 65 miliard marka, që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë.


Fenomen tjetër i luftës së dytë botërore ishte e edhe vendosja kundër e dy aleancave .

Në njërën anë ndodhej Aleanca e Kombeve të Bashkuara ,e përbërë nga Britania e Madhe ,Franca, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik.

E në anën tjetër ndodhej Boshti i Çeliktë, i përbërë nga Japonia, Gjermania, Italia .

Në këtë luftë u zhvilluan edhe disa beteja që në histori njihen si ato më të rëndësishmet .

Njëra ndër to ishte edhe Beteja e Stalingradit ku në këtë betejë gjermanët me në krye gjeneralin Fon Paulus pësuan humbje të mëdha.

Luftimet në këtë betejë zgjatën rreth 6 muaj dhe vetëm pas kundër sulmit të sovjetikëve erdhe edhe fitorja.

Beteja tjetër ishte në lindjen e largët ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë.

Në këtë betejë Japonezet pësuan disfata në det dhe në ajër ku amerikanët e shfrytëzuan këtë opsion për ti dëbuar japonezët nga Paqësori.

Beteja tjetër ishte ajo në Afrikën Veriore (1942-1943)

Në këtë betejë ushtria italo-gjermane me në krye me gjeneralin Romel pësoi disfatë nga forcat anglo-amerikane që komandoheshin nga Ajzenhaueri dhe Monogomeri të cilët çliruan këtë territor.

Beteja në Ballkan (1941-1945)

Në Ballkan ushtritë italo-gjermane pësuan humbje të thella.

Pas kapitullimit të Italisë,Gjermania mbeti e vetme në luftë bashkë me Japoninë dhe po përpiqej të përballonte sulmet e aleateve ,por pa sukses.

Duke parë që gjendja ishte bërë e pashpresë Adolf Hitler i njohur si diktatori gjerman ,vrau vetën në një bunker në afërsi të Mynihut.

Pas kësaj Gjermania sulmohet nga Bashkimi Sovjetik në njërën anë dhe nga ushtritë anglo-franko-amerikane nga ana tjetër.

Në këtë mënyrë Gjermania pranon humbjen ku me 7 maj nënshkruan kapitullimin me perëndimoret dhe me 8 maj me komandën sovjetike.

Por pa dyshim që si qdo luftë që lë pasoja edhe kjo la të sajat.

Në qershor të 1945 u krijua në San Francisko ,Organizata e Kombeve të Bashkuara, me qëllim ruajtjen e paqes në botë. Pastaj u zbatua plani i quajtur Marshall me qëllim që shtetet të merrnin vetën ekonomikisht dhe që nga ky plan mund të fitonte qdo shtet me tipare demokratike.

Dhe kështu bota u nda në dy kampe

Nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, u krijua NATO dhe Traktati i Varshavës .

Ndërsa SHBA zuri vendin e udhëheqësit në botë , vend ky që akoma e mban edhe në ditët e sotme.

@Fluidi

Provo po ashtu

troja helenet

Kush ishin Helenët

Studiuesi i njohur Mathieu Arefi në një postim në facebook ka renditur disa teza intersante …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *