Ballina / PSIKOLOGJI / Si ndikojnë rrjetet sociale në atë që mendojmë
rrjetet sociale

Si ndikojnë rrjetet sociale në atë që mendojmë

Ne i gjejmë votuesit tuaj dhe i nxisim ata të veprojnë”. Me këtë mburrej “Cambridge Analytica”, përpara se të shpërthente skandali që tregoi se, përpunimi i të dhënave të miliona përdoruesve të “Facebook”-ut mund të kthehej në mjet për luftë psikologjike.

Përmes një aplikacioni, me ndihmën e të cilit përdoruesit e “Facebook”-ut mund të realizonin teste personaliteti, firma britanike mblodhi jo vetëm informacionet e personave që kryenin testin, por edhe të miqve të tyre.

Me lejen e “Facebook”-ut, 270 mijë të testuarit u bënë porta e të dhënave për miqtë e tyre në rrjetin social, duke arritur kështu nivelin e 50 milionë përdoruesve. Por, sa ndikohet mendimi i përdoruesve nga rrjetet sociale?

“Algoritmet e këtyre rrjeteve, – shpjegon “Deutsche Welle”, – na ofrojnë në rrjedhën e lajmeve një botë të cunguar, ndërtuar mbi bazën e klikimeve tona te “pëlqimet”, dhe klikimeve të kureshtjes sonë dhe të miqve tanë në rrjete sociale, një pjesë të të cilëve as nuk i njohim personalisht”.

“Kjo mund të duket praktike. Por një ofertë e tillë ofron gjithçka tjetër, që algoritmeve të platformave sociale u duket jo me rëndësi për ne. Pra, përjashton edhe sfidimin e pikëpamjeve tona nga mendime të kundërta, për të cilat në një moment nuk kemi treguar interes, duke mos na i ofruar ato fare, ose gjithmonë e më pak”.

Një situate të tillë i shtohet shfrytëzimi i gjurmëve tona dixhitale nga kompani analitike.

“Individë, dhe jo më robotë, të cilët qëndrojnë pas mbledhjes së të dhënave, ua shesin shijet tona atyre që duan të na ndikojnë. Ata i përhapin pastaj përmes publiciteteve e postimeve në medien sociale dhe çeljes së diskutimeve me informacione të paplota”.

@Fluidi

Provo po ashtu

frojdi dhe jungu psikoterapia analitike

Psikoterapia analitike: Prej Frojdit deri te Jungu

Psikoterapia analitike paraqet një grup drejtimesh psikoterapeutike, të cilat janë zhvilluar nga psikanaliza, nismëtar i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.