hakeri, krime kibernetike

Si mund të dini se a po ju hyn dikush në Facebook?

 

Për ata të cilët shpesh pyesin mos po ju futet dikush nëpër profilin në Facebook, ka kohë që ekziston një zgjidhje e thjeshtë për marrjen e përgjigjes.

Dyshoni se Facebook-un po e “ndani” edhe me dikë? Se keni problem me një haker, i cili për ndonjë arsye mund t’i qaset profilit tuaj? Vetëm me dy hapa të thjeshtë mund të dini përgjigjen, e cila shpesh është shqetësuese.

Pra, e tëra që duhet të bëni është ta hapni opsionin Security, e pastaj Where You’re Logged In (apo menaged active sessions) dhe kështu të shihni se nga cilat adresa IP aktualisht jeni loguar në Facebook.

Nëse, për shembull, keni qëndruar në një qytet tjetër dhe në këtë listë e shihni mu këtë qytet, atëherë sigurisht se jeni të sigurt – ndoshta vetëm jeni paraqitur në Facebook duke përdorur ‘wirelessin’ lokal.

Në qoftë se, megjithatë, në listë ekziston ndonjë qytet në të cilin definitivisht nuk keni qenë në terminin e përmendur, atëherë psioni më i mirë është të ndryshimi i të dhënave të qasjes. Fjalëkalimi i ri do ta zgjidhë problemin, por edhe të keni kujdes me rastin e logimit të ardhshëm larg shtëpisë. Për çdo rast, kujdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.