Ballina / PSIKOLOGJI / Si kthehet gënjeshtra në mashtrim?
vetmia, mësime

Si kthehet gënjeshtra në mashtrim?

Dr. Gail Saltz, 
Psikiatër në New York Presbyterian Hospital

Të gjithë gënjejnë. Ne fillojmë të gënjejmë rreth moshës 4-5 vjeç, kur fëmijët janë në gjendje të përdorin fuqinë e gjuhës së folur. Gënjeshtrat e para nuk janë të dëmshme, më shumë duan të zbulojnë diçka, të testojnë, çfarë mund të manipulohet në një botë fëmijësh. Me sa duket fëmijët fillojnë të gënjejnë për të dalë nga ndonjë situatë e pakëndshme, ose të marrin diçka që duan.

Këto mund t’i quajmë gënjeshtrat e bardha dhe më tepër janë për të ruajtur ndjenjat e dikujt, jo ndonjë problem i madh. Megjithatë personi që duket i gënjyer, qoftë për diçka të vogël, ka një problem. Shpesh mund t’i quajmë këta gënjeshtarë patologjikë (është një përshkrim, jo diagnozë). Ata gënjejnë për të mbrojtur veten, të duken mirë, të përfitojnë financiarisht ose në shoqëri, për të shmangur dënimin.

Personat që gënjejnë shpesh për përfitime personale mund të diagnostikohen me çrregullime antisociale të personalitetit dhe gjendja përkeqësohet me kalimin e kohës. Kur jeni në kontakt me një gënjeshtar ai pret edhe nga ju që të vazhdoni gënjeshtrën e tij deri në mashtrim. Çfarë i bën njerëzit të ndryshëm, me standarde të ndryshme kur vjen puna për të thënë të vërtetën?

Ne presim, p.sh. më shumë ndershmëri nga shkencëtarët, sesa politikanët. Ne kemi një vizion puritan për shkencëtarët duke bërë kërkime shkencore, ndërsa gjithmonë hedhim hije dyshimi mbi atë që bëjnë politikanët për të marrë sa më shumë vota. Pse ne nuk na pëlqejnë gënjeshtarët, sidomos ata që e kanë bërë rrugë? Është çështje besimi. Kur një person gënjen, ai ka thyer një kod – një marrëveshje të pashkruar për të trajtuar të tjerët ashtu si do donim të na trajtonin edhe ne.

Mashtrimet serioze shpesh na i bëjnë të pamundur të besojmë përsëri një person. Dhe meqënëse kjo është një çështje besimi, zbulimi i gënjeshtrës sa më parë të jetë e mundur është rruga më e mirë për riparimin e marrëdhënieve. Nëse e vërteta vjen pas detyrimit, riparimi i besimit është shumë i vështirë.

Si prindër mesazhi më i mirë që mund t’iu jepni fëmijëve, është që gjithmonë ata të zbulojnë vetë të vërtetën para jush, pa i detyruar. Nuk ka rëndësi sa gjatë ka vazhduar, sa i madh është mashtrimi, ose sa i keq, rëndësi ka që ata ta tregojnë vetë. Tregojini se nuk asgjë më të rëndësishme mes jush, sesa besimi tek njëri tjetri.

Si mund të zbulojmë nëse dikush po na gënjen? 
Nuk ka ndonjë formulë të saktë, por janë disa përshkrime sjelljesh që mund të bëjnë të dyshosh:

– Shmangja e kontaktit sy më sy. Zakonisht dikush ka një kontakt me sy, kur po ju thotë diçka. Nëse vini re se po mundohet ta shmangë këtë, gjatë një pjese të caktuar të bisedës, keni të drejtë të dyshoni
– Ndryshimi i zërit. Duke ju treguar diçka, vini re se fillon të ndryshojë toni i zërit dhe shtohen disa pasthirrma; oh, uh, ah etj.
– Gjuha e shenjave. Lëvizjet e tepërta te duarve dhe mimikës, duke tentuar për ta bërë sa më të besueshme diçka.
– Kundërshtimi i vetvetes. Sjell argumente që kundërshtojnë ato çka kishte thënë pak më parë

Provo po ashtu

memoria, kujtesa, mend

Shoqërimi në baza ditore ul demencën

Shoqërimi në baza ditore dhe takimet e shpeshta me miqtë gjatë moshës 50 – 60 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.