fbpx
kancelari Otto von Bismarck

Si i pranoi kancelari Otto von Bismarck shqiptarët ?

Lufta e rreptë e shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë, kishte tërhequr vëmendjen edhe të kancelarit gjerman Otto von Bismarck.

I njohur për sqimën e tij dhe arrogancën e tij, Bismarck shprehej me përbuzje se Ballkani nuk i meritonte as eshtrat e një ushtari pomeranian (rajon në verilindje të Gjermanisë),

Më 30 mars 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni nga Preveza udhëtuan drejt Evropës me qëllim të sensibilizimit të Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare.

Sipas historianëve, Bismarku nuk kishte dënjuar të pranonte në takim dy përfaqësuesit shqiptarë, kurse disa studiuesë mendojnë se megjithatë është mbajtur një takim i shkurtër jozyrtar.

Ndonëse nuk ka një burim të verifikueshëm, kancelari i akullt prusian citohet gjerësisht të ketë thënë se Shqipëria ishte veçse një shprehje gjeografike («Albanien sei für ihn ein bloßer geographischer Begriff»).

Po kaq i përmendur është edhe oferta që Bismarku dhe ministri i Jashtëm britanik Derbi i kishin bërë Italisë për të pushtuar Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.