bastorja_infoglobi

Si i fitooi 650 mijë eurove, me vetëm një euro

Amvisja e paemëruar nga Kenti i Anglisë, ka luajtur për herë të parë në baste sportive, që të lidhet sa më shumë me djalin dhe burrin që e kalojnë fundjavën duke shikuar lojëra.

Gruaja 58-vjeçare dhe familjarët e saj nuk mund të besonin kur tiketa saj me 12 kombinime, ishte fituese e hiq më pak se 650 mijë eurove.

“Zgjodha ekipet, emrat e të cilave më tingëllonin më së miri, pasi nuk kuptoja asgjë. Vetëm doja të jem sa më pranë me bashkëshortin dhe të birin, që janë shumë të përkushtuar për sport”, ka thënë ajo lidhur me rastin.

Madje, gruaja kishte paguar vetëm një euro për këtë tiketë, që është fituese e shumës enorme të parave.

Kombinime të tilla nuk kanë bërë as njohësit e mirë të basteve, andaj kjo është konsideruar si fat i fillestarit dhe rastësi e madhe.

sekreti_infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.