Ballina / Galeria / Si festohet Viti i Ri nëpër botë
si festohet viti i ri

Si festohet Viti i Ri nëpër botë

Për festat e fundivitit dimë të gjithë. Stolisja e bredhit dhe blerja e dhuratave është një traditë që tek ne praktikohet mjaft shumë.

Shkruan: Diana Rexhepi / InfoGlobi

Kjo ndodh edhe në shumë vende të botës, vetëm se me disa ndryshime. Më poshtë kemi listuar 18 vende të botës dhe traditat e tyre për festimin e Ndërrimit të Motmoteve.

  1. Argjentina

Në Argjentinë për Vitin e Ri koha është e nxehtë. Përgaditjet për festat e fundivitit fillojnë shumë herët, në fillim të dhjetorit, madje edhe në nëntor.

Tradita e dekorimit është mjaft e bukur. Shtëpitë dekorohen me ngjyra të ndezura, më shumë me të gjelbërtën, ngjyrën e arit, të kuqen dhe të bardhën. Ngjyra e kuqe dhe e bardhë më shumë përdoret si zbukurues dyersh. Edhe pema e Vitit të Ri, është shumë e populluar, e cila dekorohet diku nga 8 dhjetori.

Ushqimi kryesor për Krishtlindje, serviret në prag të Vitit të Ri, diku nga ora 10 deri në 11. Kryesisht serviret në kopshte, si një lloj barbekjuje. Por ka edhe pjata të tjera, si gjel deti, mish i pjekur, sallata dhe një puding i veçant me emrin “Pan Dulce”.

Në mesnatë, dëgjohen shumë fishekzjarre. Njerëzit këto fishekzjarre mund t’i shikojnë që nga shtëpia, ose të dalin në ndonjë fushë.

Kënga kryesore e Vitit të Ri, në Argjentinë është “Feliz Navidad”. Një këngë mjaft festive.

  1. Australia

Viti i Ri e zë Australinë në mes të pushimeve të verës. Fëmijët gjatë kësaj kohe kanë pushim prej dhjetorit deri në shkurt, ku pjesën më të madhe të kohës, shkojnë nëpër kampingje.

Australia ka një shpirt të mirë të festave. Zbukurimet e dyerve dhe shtëpive janë të një niveli të lartë, duke mos e harruar këtu edhe pemën e Vitit të Ri. Në lidhje me këtë ka edhe kompeticione në mes të fqinjëve se kush do e fitoj konkursin vjetor për zbukurimin më të mirë të shtëpisë.

Në qendër të qytetit, bëhen shumë organizime. Pijet, ushqimet tradicionale, të gjitha hahen në grupe të mëdha njerëzish të cilët presin parakalimin e Babadimrit me slitën e tij të madhe të tërhequr nga drerët e tij fluturues.

Gjithashtu, një traditë tjetër australiane është edhe përcjellja e mesazheve uruese përmes radiove, ku shumica prej tyre janë të shoqëruara me ndonjë këngë festive ose vetëm me fjalë të bukura.

Kënga kryesore e Vitit të Ri, në Australi është “Aussie Jingle Bells”. Pak a shumë e njëllojt me këngën tradicionale që jemi mësuar deri tani, vetëm se me disa ndryshime, gjë që e bën shumë origjinale.

16.Brazili

Shumica e traditave të Vitit të Ri në Brazil, vijnë direkt nga populli portugez për shkak të pushtimeve të shumta pas zbulimit të kontinentit të ri. Në vitet e mëvonshme, kjo traditë bashkohet me traditën e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe duke bërë një kolorit shumë të bukur traditash.

Varja e çorapeve nëpër oxhaçe është shumë e populluar, ku fëmijët presin me orë të tëra nëpër dritare ardhjen e “Papa Noelit” që t’iu bjerë dhuratat e shumëpritura.

Në Brazil është një lojë e përvjetshme e cila quhet “Papa Noeli sekret”, i quajtur ndryshe “amigo secreto”. Gjatë periudhës së fundvitit njerëzit japin dhurata të vogla nëpër dyert e shtëpive nën emrin apelidos. Në fund, nëse arrin ta gjesh “amigo secreto”-n atëherë e fiton lojën.

Ushqimi tradicional i Brazilit është një përzierje e gjelit të detit, mishit, sallatave dhe të frutave. Gjithçka serviret me kohë, gjatë orës dhjetë. Në fund e gjitha shoqërohet me nga një akullore.

Kënga tradicionale e Vitit të Ri në Brazil quhet “Noite Felize”.

  1. Kanada

Kanada është një vend shumë i madhë me popuj dhe kultura të ndryshme të cilët jetojnë në të. Prandaj ka edhe shumë tradita të Krishtlindjeve. Shumica prej të cilave janë marrë nga Franca, Anglia, Skocia, Gjermania dhe nga vetë vendasit kanadez.

Është po kjo larmi që e bën Kanadën njërën nga festueset më të mira të Vitit të Ri në botë. Zbukurimi i pemës, lojrat e ndryshme, ushqimet, të gjitha janë të një organizimi të mrekullueshëm.

Në Kanadë është shumë i përhapur patinazhi, i cili i hap dyert pothuajse çdo vit, gjatë 26 dhjetorit dhe rri i hapur deri më 6 janar. Gjithashtu bëhen edhe shumë parada në qendër të qytetit, traditë kjo e filluar që nga 1913, ku Babadimri ka bërë paradën e parë me shumë fëmijë të cilët e ndiqnin nga pas. Që prej asaj kohe, kjo paradë është një traditë 100 vjeqare.

Familjet në Kanada për festat e fundivitit bëjnë torte me çokollata dhe gjithashtu bëjnë edhe bamirësi për familjet që nuk i kanë kushtet.

Kënga më e populluar në Kanada për Vitin e Ri, është “Cold December Night” nga Michael Bublé (Majkëll Buble).

14.Kina

Duke e ditur fenë kryesore në Kinë, jo të gjithë kinezët e dinë se çfarë është një Krishtlindje ose Viti i Ri. Për këtë arsye festat e fundvitit festohen vetëm në disa qytete. Në këto qytete vendoset pema e Vitit të Ri dhe bëhen dekorime të shumta dhe të bukura.

Babadimri i tyre quhet “Shen Dan Lao Ren” dhe ka pamjen njëlloj si Babadimri perëndimor. Një tjetër fakt i çuditshëm kinez është edhe dhurimi i mollëve gjatë kësaj periudhe. Më pas, ka gjithashtu edhe kore të shumta të cilat dalin jashtë rrugëve dhe këndojnë këngë Krishtlindjesh.

Edhe pse Viti i Ri nuk është një kremtim kush e di sa i madhë në Kinë, sërish gjithmonë e më shumë po bëhet i njohur dita ditës.

Kënga tradicionale e Vitit të Ri në Kinë është “Sheng Dan Kuai Le”.

  1. Egjipti

Në Egjipt, vetëm 15% e popullsisë është e krishterë, prandaj njëlloj si në Kinë, Viti i Ri festohet vetëm në disa zona të veçanta.

Krishtlindjet në Egjipt nuk festohen nga 25 dhjetori, por nga 7 janari. Ku 42 ditë para Krishtlindjeve, pra nga 25 dhjetori deri më 6 janar, kisha katolike bën festime të veçanta, ku të ftuarit hanë ushqime vegjetariane. Ky servim fillon nga mbrëmja, diku afër orës 10:30 dhe përfundon në mëngjes, gjatë orës 4:00!

Edhe pse për nga zbukurimet dhe pema, egjiptianët janë akoma shumë prapa, sërish ekzistojnë disa markete, të cilat të japin mundësinë për të blerë disa drita ose ndonjë zbukurim tjetër të vogël. Pjesa më e madhe e zbukurimeve mund të shihen vetëm në vende të pasura si hotelet, parqet ose edhe rrugët kryesore.

Babadimri egjiptian quhet “Baba Noël”. Fëmijët gjithmonë i lënë disa biskota para se të bien të flenë.

Kënga tradicionale e Vitit të Ri në Egjipt quhet “Christmas” dhe këndohet në gjuhën egjiptiane, duke e bërë shumë karizmatike.

  1. Franca

Festimet e Vitit të Ri në Francë e karakterizojnë përgaditja e ushqimit. Pjata kryesore quhet Réveillon, e cila hahet sëbashku me familjen para natës së Vitit të Ri dhe të nesërmen në mëngjes. Në gjellra, më shumë përmendet rosa e shoqëruar me sallata dhe dhjathë. Për desert, mund të gjeni çokollata të gjata spirale të quajtura bûche.

Kemi edhe zbukurime të qytetit, të pemës ose të shtëpisë, por francezët këtyre gjërave nuk është se u kushtojnë shumë rëndësi. Për ta, më kryesore është bamirësia dhe prosperiteti në Ndërrimin e Motmoteve.

Babadimri i tyre quhet “Père Noël” dhe kënga tradicionale e Vitit të Ri quhet “Joyeux Noël”.

11.Gjermania

Viti i Ri është shumë i rëndësishëm në Gjemani. Kështu ka qenë që nga koha e mesjetës. Pjesëmarrja në kisha është e domosdoshme dhe ndezja e një qiriu në shenjë solidariteti.

Pema është elementi kyç i festimeve. Prerja e tyre po ashtu. Dekorimi më pas bëhet nga nëna në mënyrë sekrete. Më pas, në disa vende gjermane, gjatë mbrëmjes, familja mblidhet dhe së bashku lexojnë Biblën dhe këndojnë këngë krishtlindjes.

Gjithashtu, Gjermania është e njohur edhe për marketet e tyre të shumta të cilat hapen vetëm për shkak të festave të fundvitit, duke i futur këtu edhe panairet e shumta që bëhen në qendër të qytetit.

Ushqimet kryesor janë ëmbëlsirat, të gjitha me vanilje dhe çokollata.

Kënga tradicionale e Vitit të Ri në Gjermani quhet “Frohe Weihnachten”.

  1. Gana

Popullsia e Ganës i feston Kristhlindjet nga 20 dhjetori deri në javën e parë të janarit me aktivitete të ndryshme. Shumica udhëtojnë kilometra të tërë vetëm që të mbërrijnë tek familjarët e tyre për t’i kaluar pushimet. Duke e ditur se në Ganë fliten më shumë se 66 gjuhë, mund të kuptojmë se edhe në këtë vend ka një larmi të madhe të kulturave dhe traditave për festimin e Vitit të Ri.

Gjëja e parë që bëhet në Ganë para Vitit të Ri, është shkuarja në kishë, ku aty këndojnë dhe kërcejnë, nën tingujt e bukur të korit të kishës. Këto këngë këndohen zakonisht në një gjuhë që të gjithë e kuptojnë. Kjo i bën ata të besojnë që po flasin të njejtën gjuhë me Zotin. Zakonisht këndimi dhe vallëzimi zgjasin një natë të tërë!

Më pas, Viti i Ri festohet me fishekzjarre dhe parti të ndryshme. Të gjithë njerëzit të veshur me kostume të bukura shumëngjyrëshe, duke ngrënë ushqime nga më të ndryshmet.

Kënga tradicionale kishtare e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri në Ganë quhet “Afeyhia pa”.

  1. Greqia

Në Virgjiljen e Krishtlindjeve, fëmijët, sidomos djemtë, i bashkohen koreve të ndryshme nëpër rrugë dhe këndojnë këngë fundviti. Luajnë me daulle, trekëndësha dhe këndojnë. Ngjanjëherë me vete marrin edhe anije të vogla të dekoruara bukur dhe të lyera me arë, gjë që është një traditë greke prej shekujsh. Dhe nëse fëmijët këndojnë bukur, ata mund të fitojnë disa para.

Pema e Vitit të Ri, është shumë e populluar në Greqi, por diçka edhe më tradicionale është dekorimi i një peme gjigante me pjesë të ndryshme telash shëndritëse deri në majë. Këto pemë më së shumti vendosen në qendër të sheshit të Aristotelit, duke e tërhequr vëmendjen e turistëve. Në këtë shesh gjithashtu vendoset edhe anija e madhe me drita.

Ushqimi kryesor i fundvitit është mishi, zakonisht i servisur me spanaç dhe dhjathë, sallatë dhe perime të tjera. Gjatë Krishtlindjeve serviret edhe bakllava, kataifi dhe theples, disa nga ushqimet tradicionale greke.

Kënga tradicionale greke për Vitin e Ri quhet “Kala Christougenna”.

  1. Haiti

Në Haiti, fillimi i dhjetorit nënkupton dekorimin e pemës së Vitit të Ri. Kryesisht bëhet prerja e tyre ose blerja nëpër dyqane. Këto pemë më pas dekorohen me shumë zbukurime familjare dhe me drita shumëngjyrëshe.

Gjatë kësaj kohe, njerëzit fillojnë dhe i rregullojnë shtëpitë për festat e fundivitit.

Në Virgjiljen e Krishtlindjeve, fëmijët i vendosin këpucët e tyre poshtë pemës në mënyrë që të fitojnë dhurata nga “Tonton Nwѐl”.

Festa, ushqimi, këndimi dhe kërcimi bëhet nëpër kisha, prandaj familjet nuk është se bëjnë shumë përgaditje në lidhje me këtë.

Duke e ditur se frangjishtja është gjuha kryesore në Haiti, kënga e tyre tradicionale për Vitin e Ri është “Joyeux Noël”. Pra, e njëllojt si në Francë.

7.Italia

Një mënyrë shumë e veçant për ta festuar Vitin e Ri në Itali është tregimi i historive. Një traditë kjo që ka filluar që nga 1223 dhe vazhdon deri më sot.

Në përgjithësi qyteti më i famshëm për festimet e Vitit të Ri në Itali është Napoli. Me shumë dyqane, pemë të zbukuruara, rrugë të rregulluara, parqe të mrekullueshme dhe ndërtesa të gjitha të mbushura me drita.

Një tjetër traditë e bukur italiane është edhe dalja dhe këndimi me korin rrugor, të gjithë të veshur me rroba të Babadimrit me dhurata nëpër duar.

Ushqimi është po ashtu i rëndësishëm dhe është traditë që të mos hahet aspak mish, vetëm gjëra të shëndetshme dhe oraganike.

Kënga tradicionale Italiane për Vitin e Ri quhet “Bon Natale”.

6.Japonia

Viti i Ri ka filluar vetëm tani së vonmi të festohet në Japoni, me tradita të marra nga SHBA.

Në Japoni, Viti i Ri shikohet më shumë si një kohë e gëzimit, se sa një festë e fesë. Virgjilja e Krishtlindjeve shikohet më shumë si një kohë romantike, ku çiftet kalojnë kohë së bashku dhe i dhurojnë njëri-tjetrit dhurata. Në një farë mënyre si një Shën Valentin. Ecja nëpër rrugët plot me drita dhe ulja në një restaurant luksoz është po ashtu njëra ndër zgjedhjet e çifteve të rinjë.

Ushqimi tradicional është pula e zier, më pas ndonjë tortë e bërë me dredhëza dhe çokollatë.

Meqënëse Viti i Ri nuk është një festë nacionale në Japoni, shkollat dhe të gjitha institucionet janë të hapura deri më datën 25 dhjetor.

Zakoni i çorapeve në oxhak është pak i përhapur, por sërish përdoret, e sidomos nga fëmijët të cilët e presin “サンタさん、サンタクロース”(Mr.Santa).

Kënga tradicionale Japoneze për Vitin e Ri quhet “Meri Kurisumasu”.

  1. Meksika

Në Meksikë, Viti i Ri festohet që nga 12 dhjetori deri më 6 janar.

Që nga 16 dhjetori fillojnë përgaditjet dhe kjo datë është data e fëmijëve, të cilët bashkohen me kore të ndryshme kishtare dhe performojnë këngë nga më të ndryshme kishtare për fundvit.

Familja mblidhet çdo natë tek ndonjë shtëpi familjari dhe mund të kuptohet se çdo ditë është një festë e veçant, me këngë dhe ushqim. Si dhe duke e luajtur lojën më të populluar meksiane të quajtur “piñata”. Një lojë kjo prej të cilës fituesi arrin të marrë çokollata dhe gjëra të tjera të ëmbla.

Gjithashtu edhe pema e Vitit të Ri, ka filluar të bëhet shumë e populluar këto vitet e fundit, duke u zbukuruar me dekorime shumë të bukura.

Njëlloj si në Argjentinë dhe Spanjë, kënga tradicionale e Vitit të Ri e meksianëve është “Feliz Navidat”.

4.Polonia

Në Poloni, të japësh është fryma kryesore e Vitit të Ri. Është një kohë ku njerëzit e Polonisë e kuptojnë arsyen kryesore të Krishtlindjeve dhe mundohen gjithmonë e më shumë të jenë paqësor dhe dhurues të dhuratave dhe ushqime.

Polonia i takon fesë katolike, prandaj kuptohet se për Vitin e Ri pothuajse e gjithë popullsia e kalon në kishë.

Ushqimi ka gjithashtu traditën e vet. Secila tavolinë duhet të ketë nga 12 pjata, e cila nënkupton se do kesh fat në 12 muajt e ardhshëm. Ushqimi është zakonisht mish, dhe ai i bërë falas. Njëra nga pjatat kryesore është “barszcz” dhe është e obligueshme që ta hash.

Koha e Vitit të Ri, në Poloni më shumë parapëlqehet që të kalohet në familje dhe pranë të dashurve. Gjithashtu, çiftet e kanë traditë të puthen poshtë “mistletoe”.

Kënga tradicionale e Vitit të Ri në Poloni quhet “Bożego Narodzenia”.

3.Suedia

Në prag të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve në Suedi njëra nga festimet më të mëdha është “St. Lucias Day” më 13 dhjetor. Një manifestim ky që e ka prejardhjen nga një histori që është treguar shekuj më parë nga disa murgjë të cilët e sollën të parët krishtërimin në Suedi.

Ky manifestim festohet edhe sot, ku vajzat vishen me rroba të bardha dhe me rripa të kuq, duke mbajtur në kokë nga një kurorë prej qiriu. Kjo mund të përdoret edhe nga fëmijët, të cilët janë mbi moshën 12 vjeçare, të cilët i dinë rreziqet nga qirinjët në kokë.

Ushqimet tradicionale në Suedi janë gjeli i detit dhe lloje të ndryshme të mishit. Këto ushqime hahen dy herë në ditë. Në mëngjes dhe në mbrëmje para Vitit të Ri.

Në Suedi emrin e Babadimrit mund ta dëgjosh shumë herë si “Jultomten”, kurse këngën tradicionale nën emrin “God Jul”.

2.Madagaskar

Madagaskari është një ishull në jug-lindje të Afrikës, prandaj edhe gjatë Vitit të Ri është shumë nxehtë. Por edhe përkundër motit, zbukurimet dhe dekorimet nuk mungojnë.

Shumica e popullsisë gjatë Virgjiljes së Krishtlindjeve shkojnë në kisha, ku dyert hapen që në 5:00 të mëngjesit dhe mbyllen vetëm pas mesnate.

Gjuha zyrtare në Madagaskar është malagasy, prandaj edhe kënga tradicionale për Vitin e Ri quhet “Mirary Krismasy sambata sy Taona vaovao tonga lafatra ho anao”.

1.Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në SHBA ka tradita të shumta kur bëhet fjalë për festimin e Vitit të Ri, për shkak të multi-etnitetit që ka. Shumica prej këtyre ngjajshmërive shkon me Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Holandën, Poloninë dhe Meksikën.

Ushqimi tradicional në SHBA është gjeli i detit me një salcë të veçant të bërë në shtëpi. Më pas ëmbëlsira dhe deserte nga më të ndryshmet për ta rregulluar atmosferën, të shoqëruar më shumë me verë sesa me ndonjë pije tjetër.

Pema e Vitit të Ri, është shumë e rëndësishme, e cila mund të vendoset edhe mbrenda, por edhe jashtë shtëpisë. Zakonisht, në vend të dritave, vendosen kokoshka të lidhura në një tel, gjë që e bën më zbavitëse dhe të bukur.

Qyteti dhe rrugët marrin gjithashtu një tretman të veçant zbukurimesh, dyqanet poashtu. Këto të fundit të gjitha të hapura me dhurata dhe zbukurime të tjera. /infoglobi/Diana Rexhepi

@infoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

Pesë qytete evropiane ku mund t`i kalosh pushimet me çmime më të lira

Një nga qytetet më të lira për pushime vlerësohet të jetë Kieva, kryeqytet i Ukrainës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *