Ballina / KRYESORE / Si e zbuloi 17 vjeçari një planet të ri?

Si e zbuloi 17 vjeçari një planet të ri?

Sado që tingëllon e pabesueshme, Tom Wagg, 17 vjeçari nga Staffordshiri në Britani të Madhe, ka zbuluar një planet të ri që ndodhet 10 mijë vjet drite nga planeti Tokë.

Madje, ai këtë zbulim e bëri kur kishte vetëm 15 vjet dhe ishte jashtëzakonisht i gëzuar e krenar për punën e tij, por ja që askush nuk e besonte dhe nuk mirrte seriozisht ‘zbulimin’.

Wagg është detyruar të punojë për dy vjet resht si praktikant në Universitetin Keele “për ta dokumentuar ekzistencën e planetit të ri’!

Planeti ende nuk ka emër, por sipas burimeve të infoglobit, universiteti ku Wagg ishte praktikant, tani ka shpallur garën dhe po kërkon nga publiku u gjerë ide për emrin e planetit të ri. Sipas të gjitha gjasave planeti do të emërtohet me emrin e zbuluesit të saj, pra Planeti Tom.

Tom Wagg i cili sot ka 17 vjet i ka shpjeguar mediave se ai ‘planetin e ka zbuluar rastësisht, duke observuar yjet në qiell”.

Unë isha i fokusuar dhe e përcjellja në vazhdimësi një yll, të cilin e fotografoja vazhdimisht. Me një moment kur kalova nëpër fotografi pashë se para yllit kaloi një trup. Pastaj vazhdova ta përcjellë yllin dhe trupin për një kohë dhe erdha në përfundim se fjala është për një planet të ri, për të cilin nuk ka qenë në dijeni askush, ka shpjeguar Wags./infoglobi/v

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …