fbpx

Si e shpjegojnë arkeologët ‘shpellën e vdekjes’

Pas 20 vitesh studimi arkeologët botëror ia dolën të nxjerrin fosile të shumta nga shpella afër Madridit në Spanjë, që njihet si ‘shpellë e vdekjes’

Ndër fosilet e gjetura aty janë mbetjet e asaj që besohen të ketë qenë mace, hijenë dhe panda e kuqe.

“Kafshët kanë tretur aty në rrethana ende të panjohur dikund 9 deri 10 milionë vite më parë” mëson infoGLOBI nga studimi shkencor i publikuar dje.

Për herë të parë fosilet janë zbuluar në vitin 1991 por ato numerikisht kanë qenë të pakta krahasuar me 18.000 mbetje të zbuluara gjatë viteve të fundit.

Teoritë e ndryshme në fokus kishin shpjegimin se shpella e vdekjes konsiderohet si e tillë falë pakujdesisë që kishin shtazët në të kaluarën, shtazë këto që padashje kanë rënë në shepllë ku janë mbuluar nga uji dhe kanë gjetur vdekjen.

“Gjasat e rënies së rastësishme në shpellë janë të vogla. Duket se shpella ka qenë e hapur, e dukshme për shtazët të cilat aty kanë mundur të qarkollojnë lirisht, ajo çka mendojmë se ka ndodhur aty është helmimi i ujit apo i ajrit në shpellë që ka shkaktuar vdekjen masive të shtazëve që frekuentonin aty” thuhet në studimin shkencor të ekipit të muzeut nacional të Madridit, studim ky të cilin e ka udhëhequr shkencëtari i njohur paleontolog soledar Domingo nga Universiteti i Michiganit/infoGLOBI/