fbpx
dhuna ndaj grave, dhuna ne familje

Si e rrahu gruan bashkëshorti, që u dënua me burgim të përjetshëm

Në fshatin Berivojcë, Nuhi Mavroqani kishte privuar nga jeta gruan e tij tashmë të ndjerën me inicialet S.M.

Nuhi Mavroqani ishte arrestuar më pas, ndërsa procesi hetimor kishte nxjerrë në dritë mënyrën se si ishte kryer ky krim.

Detajet i kishte përshkruar në aktakuzë, Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Sipas aktit akuzues, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes qiftit.

Ndërkohë, që Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të parpërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.

Me këto veprime gruas i janë shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka ka qenë fatale për viktimën.

E për këto veprime, i akuzuari Nuhi Mavroqani mori një ndëshkim të rëndë nga gjykata.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, pasi që trupi gjykues e gjeti fajtor Mavroqanin për veprën penale që i vihet në barrë.

Këta gjyqtarë kanë konstatuar se ndaj Nuhi Mavroqanit, nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese në këtë rast.

Mavroqani në seancën fillestare të datës 01 tetor e kishte pranuar fajësinë pjesërisht, por që Gjykata e kishte refuzuar këtë pranim.

Ndërkohë, qifti Mavroqani ka tre fëmijë ku më i madhi është 4 vjec.

Ata janë marr në përkujdesje nga gjyshërit e tyre, ndërsa në ndihmë ju ka dal edhe Qeveria e Kosovës, që kohë më parë ka ndarë 20 mijë euro për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.