Ballina / PSIKOLOGJI / Si e ndryshon stresi trurin?

Si e ndryshon stresi trurin?

Stresin më së shpeshti e përjetojmë si problem të çastit, qoftë kur shefi pisket mbi tavolinën tonë të punës apo pas ditës së lodhshme të punës udhëtojmë me autobus, në të cilin shoferi e ka lëshuar muzikën deri në kupë të qiellit. Për shkak të këtij stresi të çastit rëndom ndjehemi të irituar, anksiozë, të tendosur apo të pakoncentruar. Por, kjo është vetëm një pjesë e tregimit.

Me kohë, niveli i ngritur i kortizolit, hormonit i cili tajojet gjatë stresit, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë psiqik, mental e emocional. Në këtë mënyrë krijohet lidhja ndërmjet stresit kronik dhe atij që në staza të gjata është shumë më i rrezikshëm, i cili është shkrepës potencial i depresionit dhe çrregullimit postraumatik. Por, cilat janë saktësisht ndryshimet që ndodhin në tru kur jemi nën stres?
Stresi mund të jetë nxitës i ndryshimeve kimike në tru, shkaku i të cilave do të ndjeheni i inatosur
Nën presion, shumë njerëz bëhen të shqetësuar e harrestar, e kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e efektit destruktiv, të cilin stresi e ka në tru.

Hulumtuesit francezë kanë zbukuar një enimë, e cila, pasiqë e nxit stresin, i sulmon molekulat në hipokampus, i cili është përgjegjës për rregullimin e sinapsave (kontaktit ndërmjet qelizave nervore). Kur sinapsat të jenë modifikuar, gati është e pamundshme të realizohen lidhjet ndërmjet nuroneve në atë pjesë të trurit. Ky është shkaku pse shpesh bëhemi asocialë dhe harrestarë.

Stresi kronik mund ta zvogëlojë trurin

Jeta nën stres mund ta dëmtojë trurin ashtu që e zvogëlon sasinë e masës së përhimtë në ato pjesë të trurit, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me emocionet, vetëkontrollin dhe funksionet fiziologjike.
Një ngjarje stresuese mund t’i vrasë qelizat trurore

Deri sa marrim informata të reja, në mënyrë konstante gjenerojmë neurone të reja në hipokampus – pjesën e trurit e cila është e lidhur me të mësuarit, mbamendjen dhe emocionet. Por stresi konstant mud të pengojë krijimin e neuroneve të reja në hipokampus, me çka e ngadalëson lidhjen ndërmjet qelizave hipokampale. Aq më shumë, studimi në kafshë ka treguar se një ngjarje stresuese mund të shkatërrojë neuronet e sapokrijuara në hipokampus. (d)

Provo po ashtu

Provojeni: Përsosja në bazë të autosugjestionit optimist

Dhjetë këshilla të psikologut të famshëm, të cilat do t’ua do t’ua ndryshojnë jetën Provoni …