Si e komentoi Kurti kërcënimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare” dhe kë e kërcënoi ajo?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka quajtur kërcënim të drejtuar vetëm ndaj tij nga një komunikatë të së vetëquajturës “Gardë Vullnetare Shqiptare”. Duan t’a frikësojnë kushtetuesen por duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim në rast se , si ka shkruar Kurti “kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”.

Kurti poashtu ka publikuar tekstin e kërdënimit të “gardës”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër.

Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.

Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.

Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.

Ndërkaq ky është teksti i kërcënimit:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.