Ballina / BOTA / Si do të përfundojë Greqia

Si do të përfundojë Greqia

Carlo Clericetti

“Të bëjnë reformat!”. Ministri gjerman i Financave, Volfgang Schauble, mund të konsiderohet si mishërimi i rreptësisë gjermane, kokëfortë dhe i palëkundur në bindjet e tij dhe përbri realiteteve që tregojnë të kundërtën, edhe pse në këtë rast nuk është për të qeshur, pasi është politikani më i rëndësishëm në Gjermani pas Angela Merkelit dhe kryesuesi i asaj linje politike dhe ekonomike gjermane që po shkatërron jo vetëm Greqinë, por edhe vetë Bashkimin Europian. Teksa shqetësimi për atë që mund të shkaktonte mosarritja e një marrëveshjeje sa vjen dhe përhapet gjithnjë e më shumë nëpër tregjet dhe qeveritë europiane, Schauble e ka përsëritur për të disatën herë recetën e tij në një intervistë që i ka dhënë ekonomistit Kenneth Rogoff për gazetën “Die Zeit”.

Rogoff, sikurse mund të kujtojë shumëkush, është autor së bashku me Carmen Reinhart i një kërkimi tepër të famshëm që për shumë vite është përdorur si alibi për të justifikuar politikat e masave shtrënguese. Në fakt, studimi dilte në përfundimin se kur borxhi publik e kapërcen raportin prej 90% në krahasim me PBB-në, përbën një frenim për rritjen dhe kështu që është e domosdoshme që përpjekjet të përqendrohen për ta ulur atë. Por pas debateve tepër të ndezura që shkuan deri në sharje (sidomos me Paul Krugman), dy ekonomistët nxorën të dhënat që kishin grumbulluar dhe doli jo vetëm që kishin bërë një gabim material, por edhe më keq se kaq, kishin hequr disa të dhëna që do të kishin hedhur poshtë tezën e tyre.

Por nuk mbaron me kaq, sepse një ekonomist tjetër, duke përdorur po këto të dhëna, dëshmoi se teza rrëzohej: është rritja e ulët që e rrit borxhin, dhe jo anasjelltas. Në fund edhe FMN-ja u ndërgjegjësua se ajo teori nuk qëndronte. E megjithatë mbijeton, sepse është integruar në rregullat e Bashkimit Europian, në famëkeqin “Fiscal compact” dhe është zbutur vetëm paksa nga një “fleksibilitet” që është gjithsesi i pamjaftueshëm dhe nuk i ndryshon rregullat bazë.

E përmendëm këtë çështje për të sqaruar se “Die Zeit” nuk organizoi një debat mes dy vizionesh të kundërta, por mes dy vizionesh me të njëjtin orientim thelbësor, një orientim thellësisht konservator (për të mos thënë reaksionar).

Diferenca ndërmjet këtyre të dyve qëndron në faktin që Rogoff, pavarësisht kundërshtive, vazhdon që të ketë një borxh fiks, e për pasojë beson që problemi grek nuk mund të zgjidhet me ndërprerjen e tij sërish, ndërkohë që Schäuble nga ky vesh nuk dëgjon (“ia kemi dhënë tashmë”, këmbëngul ai dhe vijon të insistojë mbi faktin që Greqia duhet të pranojë integralisht në fakt që Greqia duhet të pranojë programin që ishte akorduar nga Trojka, por që shteti helen e ka shkatërruar.

Ashtu sikurse gjithë shtypi ndërkombëtar vijon të përsërisë që Greqia deri tani ka bërë pak ose aspak mbi atë që duhet të bënte dhe pikërisht për këtë arsye: a) është ende në telashe, b) Europa (ose më mirë gjermanët dhe Europa teknokrate) nuk është e gatshme që t’i japë ndihma të tjera në qoftë se Greqia nuk vendoset në vijë, është mirë t’ia rimarrë ca pikë, të cilat deri më tani duhet të ishin vërejtur, por që askush mesa duket nuk i ka shkuar asaj ane.

(Botuar në “La Repubblica”. Marrë me shkurtime nga “Zëri”)

Provo po ashtu

orca ,protesta, arsim, prishtine, kosove

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës …