Ballina / Shkencë / Si do të dukemi pas 100 mijë vitesh

Si do të dukemi pas 100 mijë vitesh

Homosafienët kanë pësuar evolucion përgjatë mijëvjeçarëve. Fundja këtë e kanë dokumentuar shumë shkencëtarë, e besa edhe teknologjia!

Artisti Nickolay Lamm nga Pitsburg është përpjekur që të japë përgjigjen se si do duket njeriu pas 100 mijë vjetësh. Nuk do mend ai këtë përgjigje e jep në formë të ilustruar falë teknologjisë dhe bashkëpunimit me Dr. Alan Këan, nga Universiteti i Washingtonit i cili ka doktoruar në fushën e gjenomikës kompjuteristike.

Pas 100 mijë vjetësh për shkak të ndryshimeve klimatike dhe faktorëve të jashtëm njeriu do ti përngjajë më shumë asaj që ne e përceptojmë si robot. Sytë e njeriut do të jenë më të hapur për shkak se shtresa e pasme e retinës së syrit do të ndikojë në ndryshimin e dimensionit të tyre. Kjo do të ndodhë vetëvetiu sepse syri i njeriut në mënyrë të natyrshme do të rritet për tu mbrojtur nga rrezatimet kozmike.

Shumë shkencëtarë pajtohen se ndryshimet janë të mundshme për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të organizmit të njeriut që ti përshtatet rrethanave të reja në të cilat ai jeton, pra mjedisit i cili nuk është statik por ndryshon në vazhdimësi.

Megjithatë, ka edhe të tillë si eksperti i gjenetikës, Razib Khan i cili pamjet e publikuara nga Lamm dhe Këan i konsideron “projektime të fantazisë”.

Sidoçoftë infoGLOBI sjellë ‘projektimin’ e asaj se si do të duket njeriu pas 100 mijë vjetësh sipas shkencëtarëve Këan dhe Lamm./infoGLOBI/v.b.

 

 

 

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …