fbpx

Si bëhet pajisja me certifikatë për Eksport/Import?

Nëse ju jeni të përfshirë në aktivitete ekonomike, nuk jeni të regjistruar për TVSh dhe dëshironi të zhvilloni aktivitete eksporti apo importi,jeni të obliguar që para se të filloni të zhvilloni këto aktivitete të njoftoni Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe të kërkoni çertifikatën për këtë aktivitet.

Ajo se çka ju duhet të bëni është, të plotësoni kërkesën për çertifikatë  eksporti dhe importi, të paraqiteni në zyrën tuaj regjionale të ATK-së dhe të dorëzoni edhe një kopje të dokumenteve për regjistrim të biznesit,Certifikatën e Numrit Fiskal dhe dokumentin indentifikues zyretar me fotografi (pasaportë,leternjoftim,etj)

Me ketë rast ATK-ja, do të shqyrtojë kërkesën tuaj dhe në momentin kur kërkesa juaj aprovohet, ATK-ja do t’ua lëshoj certifikatën për eksport dhe import, e cila përmban emrin, numrin tuaj fiskal dhe numrin unik të certifikatës së eksportit dhe importit si dhe adresën ku zhvilloni aktivitetin./infoGLOBI/