Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Si Amerika, reagon edhe Britania e Madhe: Nuk kemi parti e kandidat të preferuar

Si Amerika, reagon edhe Britania e Madhe: Nuk kemi parti e kandidat të preferuar

Ngjashëm me SHBA-në e cila reagoi pas vizitës së shtetasit të saj Mathew Whitaker në Kosovë dhe pjesëmarrjes së tij në tubimin e PDK-së në Gjilan, sot ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përderisa ambasada e SHBA-ve u distancua indirekt nga Whitaker duke njoftuar se “ShBA-të nuk kanë as kandidat e as parti të preferuar për zgjedhjet e 6 tetorit”, ambasada britanike ka demantuar lajmet se një përfaqësuses i shtetit do të qëndrojë sot në Kosovë, për ta përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhje.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave ambasada e Britanisë thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike, apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

Të njejtët kanë shkruar se përkrahin të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”, thuhet në reagim.

Sot në media, ndërkaq ka qarkulluar lajmi se në tubimin përmbyllës të PDK-së, në Prishtinë sot do të marrë pjesë një prej njerëzve më të afër të kryeministrit anglez, Boris Johnson.

LEXO edhe: ShBA: Nuk kemi as parti e, as kandidat të preferuar për këto zgjedhje 

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.