Ballina / KOSOVA / Shumë gjermanë, francezë, britanikë e holandezë votuan kundër liberalizimit (NUMRAT)
vizat

Shumë gjermanë, francezë, britanikë e holandezë votuan kundër liberalizimit (NUMRAT)

Shumica e deputetëve të Parlamentit Europian kanë votuar të enjtën në favor të liberalizimit të rexhimit të vizave të BE-së për shtetasit e Kosovës.

Nga 750 deputetë , 126 syresh nuk kanë votuar fare, ndërkaq nga ata që votuan, 420 ose 67 % e eurodeputetëve votuan për liberalizim, kurse 186 ose 30 %  kundër liberalizimit . Njëzet e dy deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Parlamenti Evropian ka 126 eurodeputetë nga radhët e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Kundër liberalizimit sot kanë votuar 186 eurodeputetë. Fillimisht është besuar se 60 nga ata që votuan kundër liberalizimit, vijnë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Por, doli se numri i europarlamentarëve që vijnë nga shtetet që e njohin pavarësinë të jetë më i madh se që mendohej fillimisht, transmeton infoGlobi.

Në bazë të dhënave zyrtare me të cilat disponon InfoGlobi nga 73 eurodeputetë të Britanisë së Madhe, 60 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Nga 60 syresh, 15 eurodeputetë kanë votuar kundër liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, e përkundër pritjeve më të mëdha vetëm 45 votuan pro liberalizimit.

Nga Gjermanët  61 votuan në favor të liberalizimit kurse 21 u rreshtuan kundër tij.

Nga eurodeputetët e Francës dhe të Holandës më shumë deputetë votuan kundër se për liberalizim. Nga eurodeputetët e Francës, pro liberalizimit u rreshtuan vetëm 22 deputetë ndërkohë që 43 votuan kundër tij. E, nga holandezët, 13 deputetë u rreshtuan kundër, kurse vetëm 5 syresh votuan pro qarkullimit të lirë të kosovarëve në zonën Shengen!

Kundër kanë votuar edhe 4 eurodeputetë nga Austria , 6 nga Belgjika , 4 nga Çekia , pastaj  4 nga Danimarka , 2 nga Suedia, 2 nga Sllovakia, 4 nga Rumunia, 3 nga Portugalia, 8 nga Polonia, 1 nga Lituania, 8 nga Italia, 1 nga Hungaria e 2 nga Finlanda.

Vetëm eurodeputetët e 8 shteteve të Bashkimit Europian votuan pa përjashtim në favor të liberalizimit. Shtetet me asnjë votë kundër liberalizimit janë Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Estonia, Irlanda, Latvia, Luksemburgu, dhe Malta.

Ndërkaq sa i përket shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën shtet gjendja është si më poshtë:

Sllovakia; 7 deputetë votuan në favor të liberalizimit dhe vetëm dy kundër
Spanja :  14 deputetë votuan në favor të liberalizimit dhe 28 kundër
Rumunia: 16 deputetë votuan në favor të liberalizimit dhe 4 kundër
Greqia:  3 deputetë votuan në favor të liberalizimit dhe 11 kundër
Qipro:  Të 6 deputetët votuan kundër liberalizimit

LINKU I VOTAVE 

Më së largu në Dhjetorin e sivjetmë Këshilli Evropian i Ministrave të punëve të Brendshme do të thotë fjalën e fundit, ate se a do të lëvizin me apo pa viza shtetasit kosovarë.

Që vendimi i Këshillit të jetë pozitiv, pro liberalizimit duhet të votojnë 55 për qind e shteteve anëtare që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullësisë së shteteve të BE-se. Me fjalë tjera 15 shtete duhet t’i thonë po këtij vendimi.

Shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, proceduralisht nuk mund ta bllokojnë këtë vendim, sepse të gjitha së bashku kanë rreth 90 milionë banorë, që është larg 35 përqindëshit të duhur nga mbi 700 milionë banorët e shteteve anëtare të BE-së, për ta penguar vendimarrjen.

@INFOGLOBI

 

@Fluidi

Provo po ashtu

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka planifikuar të investojë miliona euro në komunat me shumicë serbe në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.