"Shumë çështje të MV së Ohrit mbeten të hapura"

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pranon se ka ende gjëra të parealizuara nga Marrëveshja e Ohrit, madje edhe të pahapura fare.

Ai tha se gjuha shqipe mbetet një nga projektet e mëdha që BDI ka përfolur gjatë, por edhe për të, po bëhen progrese drejt përmbushjes së qëllimit.

Ahmeti theksoi se shtetit nuk i duhet një administratë e politizuar, dhe se për administratorët që rrinë në shtëpi dhe nuk janë sistematizuar ende, qeveria duhet të ketë një agjendë për vendosjen e tyre në bazë të aftësive.

“Marrëveshja e Ohrit si tërësi ka kaluar në legjislativin e Maqedonisë, përjashto këtu vetëm gjuhën shqipe e cila është bërë hap pas hapi drejt arritjes së qëllimit. Po të flasim për zbatimin praktik të MO këtu ka vend për të diskutuar, për të analizuar pasi ka gjëra që duhet bërë, ka gjëra që s’janë bërë akoma, përfaqësimi i drejtë, zbatimi i ligjeve që kanë kaluar në legjislativin e Maqedonisë para 10 viteve, 8 viteve, 7 viteve, por në praktikë ka akoma zvarritje, këto do të shihen në analizën që do bëhet në muajin nëntor”, theksoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së komentoi edhe incidentet e fundit, duke thënë se ato nuk duhet të lidh en ne Marrëveshjen e Ohrit. Sipas tij, bëhet fjalë për grupe banditësh dhe kriminelësh, të cilët Ministria e Brendshme duhet t’i nxjerrë para drejtësisë.

Ahmeti komentoi edhe zërat për përçarje në BDI, edhe pse i mohoi ato kategorikisht.

“Nuk ka përçarje në BDI, u them shumë sinqerisht. Në BDI ka debat, transparencë, por përçarje në BDI nuk ka. Të gjithë i kam shokë, njerëzit në një shtëpi jetojnë dhe përplasje ka. Këtu e kam lejuar unë në BDI të mos ketë arbitrateritet, fjala e lirë të thuhet ashtu si mendon, por në fund të gjithë të respektojnë vendimet e shumicës të organeve drejtuese”.

A do të ndërmerrni diçka që ti qetësoni pakënaqësitë?

“Në burg do ti çojmë të gjithë!”, tha Ahmeti./Alsat-M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.