Shuhet Ministria e Integrimit, shndërrohet në ‘departament’ të Kryeministrisë

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian.

Me proceset integruese do të merret Zyra e Kryeministrit, në kuadër të së cilës do të krijohet zyrë e re, për të cilën nuk është vendosur akoma.

Opozita e sheh këtë veprim të Qeverisë si kthim prapa në procesin integrues të Kosovës.

Deputeti Gazmend Gjyshinca, që përfaqëson Vetëvendosjen në Komisionin Parlamentar për Integrime, thotë se ky është hap i gabuar i Ekzekutivit.

Për Institutin EPIK, shuarja e Ministrisë së Integrimit nuk përbën problem aspak, pasi thotë se duhet të ekzistojë vullneti politik për reforma në drejtësi.

Demush Shasha, nga ky institut, e cilëson zhgënjyes qëndrimin e Qeverisë së re për vettingun në drejtësi.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, kritikon qasjen e qeverive në vazhdimësi për mungesë të zbatimit të marrëveshjes së MSA-së.

Derisa për liberalizimin e vizave është optimist se kjo do të ndodhë nën udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga Gjermania.

Qeveria nuk ka vendosur ende se kush do të udhëheqë proceset integruese në Zyrën e Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.