Shuhet Grupi parlamentar Nisma pas kalimit të Haxhi Shalës në AAK

Shuhet Grupi parlamentar Nisma pas tërheqjes së Haxhi Shalës dhe kalimit të tij nga NISMA në AAK.

Pas aderimit të Haxhi Shalës në AAK, më 9 korrik, sipas nenit 20 të rregullores, grupi parlamentar Nisma nuk ekziston më, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Me këtë rast, ai grup i humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit, si janë përfaqësimi në komisione parlamentare, hapësira të nevojshme për zyre, staf politik dhe pozicione tjera”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.