Ramush Haradinaj

Shtypi gjerman për Haradinajn: Goditje në ikje

Analistët dorëheqjen e Haradinajt e interpretojnë si luftë për fuqi në qarqet e pushtetit, shkruan Tageszeitungu berlinez, i cili përkujton fërkimet e Haradianjt e Hashim Thaçit, të cilat janë ashpërsuar pasi që ky i fundit “synon këmbimin e territoreve me Serbinë”.

Gazeta përkujton se Haradianj ka marrë poenë pozitivë nga popullata shumicë e Kosovës pasi që në nëntor ka vënë doganë prej qind për qind në mallin serb, me çka ka reaguar ndaj opstruksioneve serbe, me të cilat Prishtina mbahet larg organizatave ndërkombëtare, dhe konstaton:

“Në këtë valë Haradianj tash shkon në krejt ose asgjë. Nëse presidenti Thaçi në afat prej 45 ditësh nuk gjen shumicë funksionale qeverisëse, Haradianj do të fitojë atë që ka kërkuar: zgjedhjet e reja”.

Dorëheqja e Haradinajt është “ikje në sulm”, shkruan Tagesspiegeli berlinez. “Koalicioni i ngushtë, i cili ka shumicën prej një vote vetëm duke iu falënderuar Listës serbe, me muaj praktikisht nuk funksionon. Haradinaj në luftë të përhershme me shefin e shtetit Hashim Thaçi tenton të poentojë me refuzimin e qartë të këmbimit të territorit me Serbinë”.

“Megjithatë, kanë mbetur të papërmbushura premtimet e tij zgjedhore për ringjalljen ekonomike dhe heqjen e vizave për udhëtime në hapësirën e Shengenit”, shton gazeta.

Tagesspiegel në këtë tekst përfundon se është e sigurt vetëm një – se dialogu me Serbinë mbetet në pikën e vdekjes. “Pas zgjedhjeve në Kosovë në fillim të vitit do të pasojnë zgjedhjet në Serbi. Përvoja flet se në kohën e zgjedhjeve mund të llogaritet me tone të ashpërsuara ndërmjet kundërshtarëve të dikurshëm të luftës”.

Frankfurter Allgemeine Zeitung që në titull pyet: “Kriminel i luftës nga tentimi i tretë?” Gazeta përkujton se Haradinaj në vitin 2008 e 2012 është liruar para gjykatës së Hagës, por se gjykimet kanë rrjedhë në atmosferë të cilën gjykatësit dhe shumë aktivistë e kanë përshkruar si frikësim i dëshmitarëve, prandaj është inicuar një tribunal i ri.

Nëse Haradinaj “nuk do të akuzohet, ka gjasa që edhe më tej të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë”, shkruan gazeta, duke përkujtuar se masat ndaj mallit serb e boshnjak janë kritikuar në perëndim, por janë popullore në Kosovë.

Süddeutsche Zeitung konkludon: “Deri më sot Perëndimi në stabilizimin e Kosovës llogarit në të fuqishmit e UÇK-së së vjetër. Gjykata speciale, e themeluar pas diskutimeve të gjata, me hetime e akuza të mundshme do të mund ta trondisë një sistem të tillë”, transmeton DW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.